E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata qe smarrin dot pushtetin

Bij te eterve hoxhiste pushtet dhe dhune nuk do te merrni kurre ne kete toke. Liria eshte pasioni yne

Nga Sali Berisha

Jemi mbledhur sot ne kete shesh te festojme se bashku nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e lirise dhe te dinjitetit te qytetareve shqiptare 20 shkurtin diten e permbysjes se bllokut bunker komunist diten e permbysjes se shtatores se diktatorit Enver Hoxha si dhe diten kombetare te kujteses se martireve dhe viktimave te sistemit barbar komunist.

Gezuar 20 shkurtin diten e kurajes trimerise guximit lirive te medha qytetare

Sot kete dite e festojne mbare shqiptaret te cilet tek 20 shkurti shohin diten e ngadhenjimit te lirive dhe dinjitet e te tyre njerezor mbi shtypjen e eger poshterimin e pamerituar ngadhenjimin e shpreses dhe besimit mbi deshperimin e thelle te shkuaren e hidhur te keqen me te madhe qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre kombetare.

20 vjet me pare studentet liberatore te universitetit te Tiranes do te ngujoheshin ne greven epike te urise ne greven vendimtare te lirise per heqjen e emrit te diktatorit Enver Hoxha universitetit ne te cilin ata studionin. Njelloj si ne dhjetorin e vitit 90 ne mbrojtje ne mbeshtetje te tyre do te vershonte Tirana dhe mbare Shqiperia.

Studente studente burra dhe gra qe ne vitin 1991 permbysen bllokun dhe shtatoren e diktatorit qe per gjysme shekulli mbolli terror shkaterrim vdekje kane 20 shkurtin diten e lirise se tyre sublime diten e ngadhenjimit guximit trimerise se tyre mbi terrorin dhunen tanket skuadrat e pushkatimit te diktatures me te eger me cnjerezore qe Evropa ka njohur.

20 shkurti eshte nje date qe permbysi bustin e diktatorit eshte vendimi i jetes se tyre me te cilen ata bene te lire veten e tyre familjen diten ne te cilen Partia Demokratike opozita shqiptare me e re e asaj kohe do te organizonte dhe do te shenonte nje nga fitoret me te medha ne tere historine e kombit dhe do te shnderrohej ne nje nga forcat me te fuqishme antikomuniste ne Evrope.

Nderim te madh studenteve te lirise atyre qindra dhe mijera qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe permbysen me 20 shkurt bllokun bunker te regjimit diktatorial shtatoren e Enver Hoxhes Hitlerit te Shqiptareve.

Nder vepres se tyre

Te dashur qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise

Sot ne Shqiperi dhe ne mbare kombin shqiptar jane miliona te rinj fatlume te cilet nuk e kane perjetuar kete dite dhe kete date nuk e kane njohur kalvarin skllaverues te regjimit te bllokmeneve primitive. Ata jane me te vertete fatlume por me fatlume jemi ne eshte kombi yne me gjeneraten e tij te lirise.

Une ju bej thirrje atyre ne emer te virtyteve dhe vlerave njerezore ne emer te sakrificave dhimbjeve te prinderve dhe kombit te tyre ju bej thirrje shqiptareve te nderojne kete dite si dita e kurajes njerezore te mos harrohet kurre se lirite tona dinjiteti yne celen erresiren shkallmuan bllokun bunker te regjimit barbar qe kishte zhytur Shqiperine ne izolimin me te thelle mjerimin me ekstrem shtypjen me cnjerezorepersekutimin torturat ekzekutimet kampet e perqendrimit gjenocidin krimet kunder njerezimit disa here me te medha se ato te te gjitha klikave komuniste te mara se bashku.

Prandaj dhe kjo dite eshte dhe do te mbetet ne memorien tone si dita kombetare e kujteses se martireve dhe viktimave te sistemit komunist.

Ne Shqiperine e Enver Hoxhes dhe bllokmeneve te tij ne gijotinen e kasaphanes se luftes se klasave qe lideri i shqiptareve dhe bllokmenet ngriten per te mbajtur pushtetin e tyre u moren qindra dhe mijera jete te pafajshme njerezore u perpine shekuj dhe shekuj mijevjecare dhe mijevjecare vitesh lirie dhe rini te vjedhura te njerezve vetem e vetem se ata guxonin ti luteshin Zotit te rronin te jetonin dhe leviznin te lire ne Shqiperine e lire. Ata donin te kendonin kengen e lirise ne vendin ku besimi tek zoti lirite e dhe te drejtat e individit thirrjet e natyrshme perendimore te qytetarit shqiptar denoheshin deri me vdekje. Diktatori paranojak i shqiptareve bllokmenet e tij me hiperkolektivizmin total skllaverues urine denimin vuajtje te shkaktuara prej tyre shuajten dhe moren qindra dhe mijera jete qe nga foshnjat e sapolindura e deri tek qytetaret te gjitha moshave.

Nder per jete te gjithe atyre qe flijuan jeten dhe rinine e tyre per dinjitetin dhe lirite qe ne gezojme sot

Ju ftoj ju te nderojme se bashku me nje minute heshtje viktimat e regjimit barbar komunist.

I perjetshem do te mbetet kujtimi i tyre

Te dashur qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe te mbare Shqiperise

Permbysja e bllokut dhe shtatores se Enver Hoxhes me 20 shkurt te viti 1991 do te shenonte de fakto permbysjen e tiranise hoxhiste ne Shqiperi. Por serish ajo ne grahmat e fundit te saj u versul ne ato dite shkurti me tanke blinda e mitraloza ne rruget e Tiranes dhe ne mbare Shqiperine dhe ekzekutoi pa gjyq ne rruget e kryeqytetit dhe qyteteve te tjera te vendit me dhjetera e dhjetera te rinj. Mirepo as terrori as dhuna e shkurtit te viti 1991 e klikes Alia- Ruci nuk do ti vyshkete kurre lulet e 20 shkurtit. Ato lule te shpreses do te lulezonin fushave kodrave e maleve te Shqiperise. Flladi dhe ererat e ngrohta te lirise do te shkrinin njehere e pergjithmone ngricen e frikes dhe terrorit ne mendjen dhe zemrat e shqiptareve per te mos u kthyer kurre me mbrapa.

Ne jemi djemte dhe vajzat burrat dhe grate e lirise te vendosur dhe te betuar qe te mos lejojme kurre qe e shkuara te kthehet per te penguar te ardhmen tone. Gabuan dhe deshtuan rende ata qe e provuan. I keshillojme qe te mos e provojne me. Liria eshte pasioni yne.

Te dashur qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe te mbare Shqiperise

Vellezer dhe motra

Zonja dhe zoterinj

Keto 20 vite nuk kane qene te lehta per ne. Ato qe ju perjetuat veshtiresite dhimbjet e sakrificat diktatura hoxhiste shkaterroi Shqiperine me shume se ce kishte shkaterruar cdo lufte cdo epidemi apo cdo fatkeqesi ndonje vend tjeter te planetit.

Me 20 shkurt te vitit 1991 ne ishim kombi me i shtypur ne Evrope dhe nje nder dy apo tre kombet me te shtypura ne bote. Ne ishim kombi me i varfer ne Evrope dhe nje nder tre apo kater kombet me te varfra ne planetin tone. Ne ishim kombi dhe vendi qe kishim perjetuar pushtime shekullore copetime dramatike racizma te egra diktatura barbare. Ne vitin 90 ne ishim vendi i lirive dhe te drejtave te ndaluara me kushtetute vendi qe pas renies se murit te Berlinit zvarriste ne rruget e qyteteve tona dhjetera e dhjetera te rinj qe synon lirine.

Zonja dhe zoterinj

Qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe te mbare Shqiperise

Sot Kete dite ne kete shesh ne duhet te gezojme. Asnje komb tjeter ne rrugen e lirise nuk ka ecur me shpejt se sa ne shqiptaret ne dy dekadat e fundit. Sot ne jemi vendi i lirive dhe te drejtave te garantuara me kushtetute lirise se besimit dhe tolerances se shkelqyer fetare lirise se mendimit dhe te shprehjes se tij. Sot jemi vendi i votes se lire i zgjedhjeve te lira vendi i shtetit ligjor i demokracise qe funksionon. Sistemi i demokracise sistemi i vlerave me te mira njerezore eshte vepra eshte kryevepra e jetes sone.

Qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe te mbare Shqiperise

Bllokmenet ashtu si 20 vjet me pare kur cdo dite cdo ore cdo jave flisnin per popullin dhe ne emer te tij sot pas njezet vitesh njelloj si eterit pinjollet e tyre cdo ore cdo dite cdo jave qindra dhe mijera here flasin per popullin dhe ne emer te tij. Ata mjerane nuk e kuptuan as dje dhe nuk kuptojne as sot se populli shqiptar nuk ka folur kurre me zerin e tyre se qytetaret e lire se populli I lire flet dhe do te flase me zerin e tij te lire.

20 vite pas permbysjes se diktatures me 21 janar te vitit 2011 bijte e eterve qe u permbysen me 20 shkurt te vitit 1991 do te ishin te vetmit ne Evropen e pasluftes qe u sulen me gure drure zjarr e eksploziv per te permbysur qeverine legjitime te Shqiperise dhe deshtuan. Edhe njehere 21 janari ju mesoi ju se vota e lire e qytetareve eshte me e forte se cdo gure se cdo dru se cdo arme.

Bij te eterve hoxhiste pushtet dhe dhune nuk do te merrni kurre ne kete toke. Liria eshte pasioni yne.

Qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise

Vellezer dhe motra

Zonja dhe zoterinj

Ne qe permbysem murin e Berlinit ne Tirane qe shemben bllokun bunker te regjimit barbar dhe hapem dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret jemi sot me krenare dhe me besim me te madhe se kurre tek liria forca e saj e fuqishme. Ne ju themi bllokmeneve te rinj se liria nuk eshte vetem pasioni yne por eshte forca e kushtetutes se ketij vendi te lire forca e institucioneve te ketij vendi te lire. Ne jemi dhe do te mbetemi perjete djemte dhe vajzat burrat dhe grate e botes se lire. Me ne shqiptaret do te votojne gjithmone te lire. 8 maji eshte prova jone e re ndaj lirise. 8 maji do te jete festa e votes se lire.

Te dashur qytetare qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise

Vellezer dhe motra

Zonja dhe zoterinj

Ne qe 20 vjet me pare fshime nga harta bllokun bunker dhe bustet e gjalla shtatoren e tiranit Shqiperine vendin me te izoluar te planetit me reforma te thella dhe te gjithanshme e anetaresuam ne Aleancen me te fuqishme te lirise qe koherat kane njohur aleancen e atlantikut te Veriut.

Zoti e bekofte NATON dhe vendet e saj anetare

Duke anetaresuar Shqiperine ne NATO ne shnderruam ne realitet endrren shekullore te shqiptareve per te jetuar te sigurt ne kete vend ne paqe ne liri te ardhmen e tyre. Ne kete rruge ne nuk u ndalem dhe nuk u dekurajuam as nga rezoluta anti-NATO e PPSH me emer te ri dhe as nga mitingjet anti-NATO te bllokmeneve te rinj. Shqiperia ne NATO ishte premtimi i madh i jetes sone. Shqiperia ne NATO eshte veper e besimit tone tek liria.

Bllokmenet e rinj njesoj si eterit e tyre qe etiketonin qindra e qindra here ne dite si imperialiste qeverite e vendeve anetare te NATO-s sot ata etiketojne qeverine tuaj qeverine e vendit anetar te NATO-s si qeveri fashiste qeveri qe duhet permbysur.

Ne u themi nga kjo tribune pinjolleve te bllokut se njehere e provuat me 21 janar dhe mos guxoni me kurre ta provoni se kjo qeveri legjitime rendi kushtetues i nje vendi anetar te NATO-s nuk mund te permbyset kurre me dhune. Institucionet kushtetuese te nje vendi te lire jane keshtjellat e lirise. Mjere ata qe guxojne ti prekin ato.

Te dashur qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe te mbare Shqiperise

Shqiperia 20 vjet me pare ishte vendi i kloneve i telave me gjemba dhe levizjes se ndaluar. Ne sot se bashku ia dolem te realizojme enderren tuaj me te bukur te shqiptareve endrren e rilindesve tane heqjen e vizave levizjen e lire te qytetareve ne mbare Evropen.

Sot pas 20 vitesh bijte e atyre qe firmosen varjen e disidenteve shqiptare ne sheshet e qyteteve tona apo qe ekzekutuan ne kufij te rinj shqiptare vitin e kaluar ndermoren fushaten e turpit bene gjithcka per te futur vizat tuaja ne kutite e tyre turpit por deshtuan. Sot ju levizni te lire jeni me te lire se kurre ne jeten tuaj. Ne mbajtem premtimin tjeter te madhe te jetes sone.

Te dashur qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe te mbare Shqiperise

20 vjet me pare Shqiperia ishte vendi I trete me i varfer i planetit me rroge mesatare 5 deri ne 7 dollare ne muaj. Sot shqiptaret kane nje rroge mesatare prej rreth 500 dollaresh. Sot Shqiperia renditet ne vendin e 87 si vendi me i mire per te jetuar per qytetaret e saj. Vendi i cili 20 vjet me pare kishte pothuaj infrastrukturen primitive po nderton sot nje nga rrjetet rrugore me moderne ne Evrope. Vendi i cili pak vite me pare nuk njihte internetin dhe teknologjine e larte ka kapur sot mesataren evropiane ne moshen dixhitale. Vendii cili vetem pak vite me pare nuk ekzistonte ne harten e turizmit boteror u percaktua kete vit si destinacioni kryesor turistik i planetit si E bukura e dheut.

Vellezer dhe motra

Zonja dhe zoterinj

Se bashku nga ky shesh le te ftojme te gjithe shqiptaret kete dite te madhe tu shtrojne nje pyetje pinjolleve te bllokut qe u permbysen 20 vjet me pare ne emer te te cilave interesave qytetare shoqerore apo kombetare futen burite e borite e bilbilat ne parlament kur vendi firmoste marreveshjen e stabilizim asociimit organizuan mitingjet antikombetare per te penguar anetaresimin ne NATO Shpifet trilluat dhe bete cdo gje per te penguar ndertimin e korridorit te kombit bete gjithcka per te bllokuar vizat e shqiptareve dhe se fundi ndermoret sulmin ndaj Keshillit te Ministrave per te marre pushtetin me dhune

Une jam i bindur se cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet politike e ka te qarte se keto qendrime jane ne kundershtim me interesat e tij jetike personale dhe familjare me interesat e kombit dhe te Shqiperise. Ata jane interesave te kloneve puniste-mafioze qe sot njelloj si bllokmenet e 20 viteve me pate u thone jo interesave tuaja u thone jo interesave te femijeve tuaj u thote jo thirrjeve te miqve ne mbare boten.

Duke perfunduar fjalen time deshiroj tu bej thirrje nga ky shesh te rinjve dhe te rejave burrave dhe grave te moshuarve te Shqiperise te bashkohemi sot me shume se kurre rreth mesazhit te 20 shkurtit mesazhit te lirise te bashkohemi per lirine dhe te drejtat tona zgjerimin dhe konsolidimin e tyre. Te bashkohemi ne sot me besimin tone te palekundur tek e ardhmja jone evropiane te ndertojme ne se bashku cdo ore cdo dite e cdo jave godinen madheshtore te Shqiperise evropiane si shtepia jone si shtepia me e bukur e jetes sone si shtepia me e bukur e femijeve tane.

Ne qe permbysem bllokun shtatoret dhe bustet e gjalla ne qe ndertuam ne Shqiperi sistemin e demokracise te bazuar ne ekonomine e lire te tregut ne qe anetaresuam Shqiperine ne NATO garantuam levizjen e lire ne mbare Evropen ne kemi si force te vetme besimin tone tek zoti besimin tone tek njeri-tjetri besimin tone tek liria.

Marshi yne i lirise drejt Evropes eshte i pandalshem. Ora jone e lirise nuk mund te ndalet kurre. Ajo rreh nje me tik-takun e zemrave tona zemrave te mbare shqiptareve.

Zoti i bekofte shqiptaret lirine dhe flamurin e tyre.

Zoti i bekofte femijet e shqiptareve kudo qe jane ne bote.

Lajme te ngjashmeOrganizatoret Ne miting 300 mije shqiptare Berisha Ora e lirise nuk mund te ndalet nga bijte e te permbysurve PS Berisha e ktheu 20 shkurtin ne anti-mitingBulku Ndal demonstrates qe vret ne bulevard Beteja shqiptare per dinjitet Lidhjesali berisha

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›