Meta në Durrës: Çmendurinë e “Rilindjes” duhet ta ndëshkojmë me votë! Në 14 maj me Igli Carën!

Ish presidenti Ilir Meta, aktualist kreu i Partisë së Lirisë, gjatë një takim me strukturat e partisë së tij në qytetin bregdetar të Durrësit, ka kërkuar votën e zgjedhësve për kandidatin e opozitës Igli Cara në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Zoti Meta tha se se pushteti vendor në gjithë këto vite ka qenë vetëm në duart e një njeriu, duke nënkuptuar kryeministrin socialist Edi Rama.
“Ka një situatë që nuk pret më dhe kërkon zgjidhje. Zgjidhjen do ta marrë më 14 maj. Çmenduria që ka ndodhur gjithë këto vite duhet ndëshkuar me votë. Një person i vetëm ka kontrolluar të gjithë pushtetin vendor dhe kjo ka dhënë një impakt negativ” tha zoti Meta.
Në vlerësimin e zotit Meta Durrësi është qyteti që duhet të jetë i pari në Shqipëri, por është nën mesataren. “Është kaq pranë Tiranës, një vijë bregdetare të jashtëzakonshme, ka potenciale për zhvillim mirëqenie, por e gjitha kjo kërkon politika, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga bashkia. Fondet për të rregulluar rrugët vidhen. Këtu edhe kur në verë bie shi, bëhet Venecia, sepse lekët janë marrë, por punimet nuk janë bërë”, tha kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
/ rtsh.al /