E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Nesër hapim sëbashku në Tiranë fushatën e fitores

Partia Demokratike çel nesër fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.

Lajmi është bërë nga vetë kryeministri Berisha në faqen sociale Facebook ndërsa ka shtuar se fushata për zgjedhjet e qershorit është ajo që do e çojë PD-në drejt fitores.

Të dashur miq! Nesër në ora 19:30, në sheshin Nënë Tereza, në Tiranën blu, ne hapim fushatën e elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim sebashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e Fitores sonë të re! shkruan Berisha.

Koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike quhet Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Partia Demokratike do të kërkojë votat e shqiptarëve për një mandat të tretë në qeverisjen e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›