E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Kosovë, takim me krerët e shtetit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, më 25-26 nëntor 2009, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Gjatë vizitës do të zhvillohen bisedime zyrtare dypalëshe mes dy delegacioneve si dhe do të nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes dy MPJ-ve. Përveç bisedimeve zyrtare, Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Z. Meta gjithashtu do të ketë takime te veçanta me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentli; drejtues të partive politike, përfaqësues të komuniteteve pakicë, përfshi atë serb.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›