Ekstradohet nga Turqia, kreu i bandës së Lushnjes Aldo Bare

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në aeroportin e "Nënë Tereza", Aldo Bare, kreu i bandës së Lushnjes, i cili akuzohet për 15 vrasje. Forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të uniformave blu kanë qenë prezent në aeroportin e Rinasit në momentin e mbërritjes së Bares, ndërkohë që edhe transportimi i tij është bërë me një makinë të blinduar.
Aldo Bare u ekstradua nga Turqia. Ai u arrestua në 26 mars të 2006 në Ankara ku fshihej me emrin e rremë, Mikel Kodra pasi mbante një pasaportë maqedonase.
Kërkesa e ekstradimit u pranua në fund të vitit 2009-të, sepse drejtësia turke e shqyrtoi çështjen në të gjitha instancat.
Aldo Bare kërkohet nga drejtësia shqiptare për 15 vrasje. Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti, aktualisht po gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda për krijim bandash kriminale, drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar droge, rrëmbim personi, shkatërrim prone dhe dhunim varresh.