E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Opinion: Marreveshja me PS do te zgjase 8 vjet, nuk kemi ndarë ende postet e ministrave

Ilir metaKryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka dhene mbreme nje interviste ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan. Nder te tjera ai tha se marreveshja e LSI me PS do te zgjase rreth tete vjet. Z. Meta u shpreh se ka nje objektiv strategjik, i cili eshte anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian brenda 8 viteve.

Z. Meta, mendoni se 57% e shqiptareve kane votuar majtas apo eshte dicka me komplekse?

Une mendoj qe eshte kjo e dyta. Natyrisht qe LSI me te gjithe politiken e saj dhe mesazhet e saj ka bere te qarte qe synon ti sherbeje ne radhe te pare stabilitetit te vendit. Kjo eshte ne interesin dhe gezon simpatine e shume votuesve qe duan stabilitet dhe jo konfrontim te forte dhe te ashper politik. Se dyti LSI ka treguar qe eshte nje force qe punon per konsensus, nje force racionale, eshte nje force e cila ka te qarta prioritete kryesore me te cilat duhet te perballet qeveria apo politika. Njekohesisht eshte; perpjekur qe mesazhin e saj ta japi ne nje menyre sa me te qete, ne nje menyre sa me te bute.

A vini re tek partneri juaj, qe do te jete edhe Kryeminister i ardhem, te njejtin lexim te kesaj vote?

Une mendoj se e ka lexuar ne menyre shume te pergjegjshme. Reagimet e tij pas fitores kane qene shume te permbajtura dhe ka reflektuar nje maturi shume per tu lavderuar.

Jeni i sigurt se i gjithe ai ekstremizem socialist i akumuluar ne gjithe keto vite do te jete i permbajtur?

Te jemi te sinqerte nje pjese e ketij ekstremizmi vinte per shkak te nje frustrimi qe vinte jo per shkak te qendrimit ne opozite per nje kohe te gjate por edhe per shkak te nje konflikti te panevojshem qe ushqehej edhe nga mazhoranca. Filozofia e kesaj mazhorance te re nuk eshte te provokoje opoziten perkundrazi ta respektoje dhe te bashkepunoje me te.

Do te jeni kryetar i Kuvendit te Shqiperise. Ne vitin 2009 ju eshte ofruar dhe nuk e keni pranuar. Pse?

Ne vitin 2009 une nuk kam dashur fare te angazhohem ne asnje lloj pozicioni por nuk doja te jepja pershtypjen qe marreveshja me PD-ne ishte e paqendrueshme. Kjo edhe per shkak se ishte nje marreveshje e papritur edhe ne planin e brendshem dhe ne ate nderkombetar. Mendova se ne pozicionin e ministrit te Jashtem, edhe per shkak te procesit te liberalizimit te vizave, doja edhe nje mbeshtetje nga e majta evropiane per kete proces, ky ishte pozicioni me i dobishem. Lidhur me tani mendoj se natyrisht duhet te marrim pergjegjesi dhe kjo eshte nje pergjegjesi ne nje institucion shume te rendesishem ku duhet te rrezatoje fryma e dialogut, e bashkepunimit, per sfidat qe ka vendi perpara dhe une mendoj qe bashkepunimi dhe dialogu jane karakteristika thelbesore te LSI-se.

A ka nje marreveshje mes jush dhe z. Rama qe pertej kryetarit te Kuvendit ju mundeson ju edhe kandidimin per President te Republikes ne fund te mandatit?

Nuk kemi marreveshje pervec marreveshjes se Shkodres. Çdo marreveshje tjeter qe do te behet ne vijim te marreveshjes se Shkodres do te behet publike.

E aspironi ju postin e Presidentit te Republikes?

Ne jemi ne funksion te zgjidhjeve me te medha qe dalin pertej deshirave dhe ambicieve individuale.

Qe do te thote?

Kjo do te thote se detyren e kryetarit te Kuvendit, ne rast se Kuvendi do te ma besoje mua, une do ta kryej ne menyren me konstruktive, me te pergjegjshme.

I referohem disa deklaratave te eksponenteve te larte socialiste mbi administraten para zgjedhjeve qe ajo eshte e politizuar. Tani qe keni fituar, si do te silleni me administraten sepse thate qe e keni lexuar mesazhin sic duhet? A do te ndihet e kercenuar administrata publike ne Shqiperi?

Ne do te respektojme ligjet. Nuk ka pse te ndihet e kercenuar administrata. Ne do te respektojme ligjet qe jane ne fuqi.

Z. Rama deklaroi se ndihen te kercenuar drejtoret e shkollave apo tatimoret etj…

U ka bere thirrje qe ata te mos benin presion per shkak te detyres mbi femijet, mbi prinderit e keshtu me radhe.

Ai madje ka paralajmeruar qe do te kete ndeshkime per ta…

Do te respektohet ligji. Kush ka qene ne rregull me ligjin do te jete shume i qete.

Po me Bashkine e Tiranes cfare marredhenieje do te keni? Me kryetarin dhe me pjesen e anetareve te LSI-se ne Keshillin Bashkiak te Tiranes?

Lidhur me pushtetin vendor u kemi dhene sovranitet te plote perfaqesuesve tane te cilet do te veprojne edhe ne kuader te Aleances per Shqiperine Evropiane.

Çdo te thote sovranitet?

Do te thote te respektojme interesin e qytetareve. Qellimi eshte gjithmone te ndihmojme kryetaret e bashkise per me shume transparence, per me shume investime. Dhe per te pasur gjithmone qytetaret te paret.

Per shembull planin urbanistik z. Meta per te cilin Rama ka deklaruar se do ta anuloje?

Nuk e kam degjuar kete ceshtje, cdo gje do te behet sipas ligjit.

Z. Meta, keni blere ju vota apo jo?

Mendoj se kjo eshte fare qesharake. Kete e degjuam ne vitin 2011 kur ne arritem nje rezultat te paparashikueshem per ata qe perseri benin sondazhe ne Tirane, se i moren votat si ja hoqen njerezit nga puna. Tani ne na i hoqen te gjithe njerezit nga puna sepse ne dolem ne opozite dhe tani dalin me pretendime te tilla. Keto jane teper qesharake dhe jane rezultat i politikaneve te deshperuar, te cilet nuk pranojne faktoret kryesore qe u sjellin nje rezultat te caktuar por gjithmone kerkojne te krijojne pretekste dhe justifikime per humbjen e tyre.

Nje pretendim i tille eshte publikuar edhe tek Uashington Post qe thote se shqiptaret u joshen nga pagesat ne cash dhe nga vendet e punes dhe se askush pervec makinerise se Metes nuk e ben me mire kete pune. Si i komentoni keto deklarata?

Kjo eshte nje gje fare qesharake qe po degjoj dhe natyrisht edhe une kam te drejte te them se sa euro eshte paguar ky artikull. Vete nje diplomat amerikan ne Shqiperi ka pare dy sondazhe dhe te dyja sondazhet ne Fier dhe Tirane kane qene fiks ne 13 maj sic kane dale rezultatet ne 23 qershor. Keshtu qe keto jane shkrime te porositura, sic jane edhe analiste qe nuk mund te pranojne deshtimin e tyre, te cilet jane tendencioze dhe natyrisht une tashme mund te ve ne pikepyetje se sa kane marre per kete apo per ate.

Sa korrekte e quani nje marreveshje te prishur 2 muaj para zgjedhjeve e cila rrezikonte edhe zgjedhje te parakohshme ne qofte se edhe 2 deputete te PS nuk do te ishin bashkuar votat me PD-ne per te mbajtur qeverine dhe per te zhvilluar zgjedhjet normalisht?

Duhet tju them se marreveshja me PD asnjehere nuk eshte konsideruar nga une e prishur. Ajo eshte konsideruar nje marreveshje e perfunduar, Sepse perpara zgjedhjeve ne respekt dhe te kodit partite duhet te percaktojne dhe te regjistrohen, do dalin me vete, do dalin ne koalicion, ne cfare koalicioni do dalin, keshtu qe dhe LSI kishte detyrimin e saj per tu percaktuar perpara zgjedhjeve. Dhe ne kete kuader ne e vleresuam te mbyllur marreveshjen me PD, duke i qendruar nga ana jone shume korrekte 100% gjithe angazhimeve qe ne kishim marre. Se dyti, duhet tju them juve, tu them gjithe demokrateve sot qe na degjojne, se une kur kam bere biseden me z. Berisha i kam thene; qe e konsideroj te mbyllur per keto arsye, pozicioni im per te ardhmen dhe i LSI do te jete ky pozicion, te falenderoj shume per bashkepunimin qe kemi pasur, ne kemi pasur nje bashkepunim te qendrueshem pavaresisht nga veshtiresite dhe i kam thene kete gje, qe ne natyrisht smund te rrime ne qeveri por ne nuk votojme kunder kesaj qeverie, sepse nuk ka moral qe ne deri tani jemi ne

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›