Çdo të ndodh te Sulejmani i Madhërishëm/ Hatixheja zbulon një tjetër tradhti të Ibrahimit
Shahu thur një plan për të trembur Hyrremin, ajo i rrëmben asaj fëmijët
E frikësuar nga gjithë situata që ka përfshirë pallatin pas betejës me Italinë dhe zhdukjes së Sulltanit, Hyrrem kërkon me çdo kush të mbrojë fëmijët e saj. Ajo i thotë Fahrijes që të mos lejojë asnjë që tu afrohet princave. Shahu takohet me Mustafa Pashan, i cili i thotë se nuk kanë ende asnjë lajm nga Sulltani. Hyrrem i thotë Mihrimas se armiqtë e saj duhet të ndjejnë se ata janë të fuqishëm dhe të durueshëm.
Princat
Kur Shahu vjen, i thotë Hyrremit që duhet të mbrojë Bejazit dhe Xhihangir, sepse ajo nuk ka besim as tek Hatixhe dhe as tek Mahidevran, kështu që do ti marrë me vete. Hyrrem refuzon të lërë fëmijët e saj, por Shahu i thotë se ajo nuk po kërkon leje, sepse fëmijët kanë gjakun e saj. Hyrrem i kërkon që të mendohet dhe vë re se të gjitha këto janë një test për të, i cili do të tregojë se kush janë miqtë dhe armiqtë dhe kur Sulejman të kthehet do të pres shumë koka. Hyrrem pyet Nigar nëse ajo ka marrë ndonjë letër nga Rustem, ajo i përgjigjet negativisht, duke thënë se diçka mund ti ketë ndodhur edhe atij.
Froni
Gulfem i thotë Shahusë se ajo ka frikë se nëse Sulltani është në shëndet të mirë, ai do të ekzekutojë Mustafanë kur të vijë në qytet duke menduar se Mustafa do të vrasë vëllezërit e tij. Shahu thotë se Hyrrem ka të ngjarë që të çojë në fron ndonjë nga fëmijët e saj, por ajo do ta ndalojë kështu që do ti mbajë fëmijët pranë saj. Nigar i thotë Hyrremit se vetëm Shahu mund të mbrojë fëmijët e saj dhe ka të drejtë që ti marrë me vete. Sumbul informon Hyrremin se mesazhieri që do ti dërgonte letrën Sulejmanit u gjet i vdekur në kopsht. Hyrrem inatoset. Mihrimah pyet Shahun nëse ajo mendon se Mustafa do të lëndojë vëllezërit e saj dhe Shahu i përgjigjet se këto janë rregullat, por ajo do ti mbrojë.
Hyrrem fsheh fëmijët
Mihrimah e frikësuar nga ajo se çfarë mund të ndosh me vëllezërit e saj në luftën për fornin, shpreson që babai të kthehet i gjallë. Hyrrem nga ana tjetër i lutet Zotit që të mbrojë fëmijët e saj. Ajo inatoset kur mëson se Mihrimah u takua me Shahu, ndërkohë që Mihrimah i lutet që ti japë fëmijët Shahusë. Hyrrem i thotë asaj që të mos i besojë askujt tjetër veçse nënës së saj. Mëngjesin tjetër Shahu shkon të marrë fëmijët dhe pretendon se është e mërzitur nga prania e Nigarit. Hyrrem i thotë se i ka fshehur fëmijët në një vend të sigurt derisa Sulejmani të kthehet. Shahu e pyet se si guxon të bëjë një gjë të tillë, duke thënë se ata janë anëtarë të dinastisë dhe se qëllimi i saj ishte të çonte djalin e saj në fron. Hyrrem i përgjigjet se për aq kohë sa Sulejmani të jetojë asnjë nga fëmijët e saj, as Mustafa dhe as një fëmijë i saj do të ngjitet në fron dhe se duhet të kalojnë mbi trupin e saj për ta bërë këtë. Shahu i thotë se Sulejmani mund të mos jetë gjallë dhe Hyrrem përgjigjet që ta harrojë këtë mundësi, sepse ndërkohë që ajo është gjallë ajo i jep jetë me frymën e saj.
Rrëmbimi i princave
Ndërkohë njerëz të panjohur i zënë prit karrocës së Bejazitit dhe Xhihangirit dhe i rrëmbejnë. Mustafa Pasha Informon Hyrremin se Sulltani dhe Princat janë gjallë. Hyrrem i thotë Mustafa Pashas, se ai duhet të informojë Sulltanin për veprimet e Mustafës. Hyrrem mëson për rrëmbimin e fëmijëve të saj dhe shokohet. Nazli i thotë se Nigar mund të jetë e përfshirë në këtë. Kur arrijnë në vendin e rrëmbimit, gjejnë Fahrijen që i drejton në vendin ku fëmijët shkuan. Kur ata arrijnë në fermë, Hyrrem takohet me Shahu. Shahu thotë se fëmijët janë të sigurt në pallat, që Sulejmani është mirë dhe gjithçka ishte plani i saj. Ajo i shpjegon se arsyeja e këtij plani ishte se, Hyrrem e kishte kërcënuar një herë se do të përfundonte si Ibrahimi. Ajo i thotë se ata nuk janë si Ibrahimi dhe Hatixheja, por Hyrrem nuk i kushton vëmendje. Kur Hyrrem e pyet nëse ajo po merr hak për vdekjen e Ibrahimit, Shahu thotë se Ibrahimi mund të jetë i rëndësishëm për perandorinë dhe se ajo kërkon të helmojë mendjen e një sulltani me fjalët e saj, por nuk duhet të harrojë se Ibrahimi ishte një rob si ajo dhe se edhe ajo shumë lehtë mund të gjendet nën tokë. Hyrrem i thotë se i vjen keq që nuk ka mbështetjen e saj dhe se, edhe pse ajo nuk është si Hatixheja, do të përpiqet që ti japë të njëjtin fund si ajo.
Rreziku nga Shahu
Sulejman drejton pashallarët për të analizuar planin e sulmit. Kur Pashallarët mbeten vetëm, Matrakçi tregon se sa e dukshme është mungesa e Ibrahimit dhe të gjithë janë dakord për këtë, përveç Rustemit, i cili shfaq mospëlqim duke shkaktuar zemërimin e Matrakçiut. Hyrrem kupton se Sulltaneshë Shahu është shumë e rrezikshme dhe i thotë Mihrimahsë se Shahu do ta paguajë që luajti me të. Sumbul i tregon Hyrremit se Mustafa Pasha do të informojë Sulltanin në lidhje me çdo gjë që ka ndodhur. Shahu i shpjegon Gulfemit se donte ti tregonte Hyrremit se çdo gjë mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin. Nigar pyet se do ia shpjegojë të gjitha këto Sulltanit kur ai të kthehet, Shahu i thotë që të mos shqetësohet. Hyrrem i shpjegon Sumbul se ishte plani i Shahusë për të larguar Hatixhenë nga pallati në mënyrë që të qëndrojnë atje dhe se çdo gjë që ndodhi ishte plani i saj. Sumbul konfirmon se Nigar e tradhtoi. Afife pyet Shahu se si ajo mund të luajë lojëra të tilla me princat dhe Shahu përgjigjet se Hyrrem e detyroi atë të luajë me metodat e veta. Pastaj Afife thotë se ajo është e detyruar si përgjegjëse e haremit që të informojë Sulltanin në lidhje me çdo gjë. Shahu thotë se do tia shpjegojë dhe kur Afife e pyet se kë do të besojë Sulltani, Shahu thotë se askush nuk e di. Gulfem pyet Shahu se si ajo do të justifikojë të gjitha këto para Sulltanit dhe Shahu thotë se djalli duhet mundur me të njëjtat armë.
Kthimi i Sulejmanit
Mahidevran ka frikë se planet e Shahusë dhe Hatixhesë do të fusin Mustafën në telashe. Mustafa i ngre lavde Ibrahimit duke thënë se kjo fushatë ishte ëndrra e tij. Sulejmani sheh forcat e blinduara që shpëtuan jetën e tij dhe kujton Ibrahimin, duke shprehur dhimbjen e tij me një poemë të shkruar për miqësinë. Fallxhorja sheh gjëra të këqija që i ndodhin Hatixhesë, lajme të këqija nga një botë tjetër dhe duke iu referuar Ibrahimit, fallxhorja i kërkon asaj që të lutet. Sulejman iu shpjegon artin e luftës së ujqërve princave. Bali Beu hyn dhe informon sulltanin se ai arrestoi njeriun që urdhëroi vrasjen e tij dhe se prapa këtij veprimi, ishte Papa Benedikti. Mahidevran i thotë Mustafës se ajo është e shqetësuar në lidhje me sjelljen e Hatixhesë dhe se ka frikë për të. Finten i sjell një letër Hatixhesë, duke thënë se vjen nga kryeqyteti dhe sapo Hatixhe e lexon atë, e zemëruar shkon në zyrën e Mustafës dhe e pyet nëse e dinte që Shahu jeton në pallatin e saj. Hyrrem takohet me Shahu dhe i thotë se solli gjërat nga zyra e Ibrahimit dhe habitet se përse Shahu donte tia dërgonte Hatixhesë. Merxhan pyet Fahrijen nëse e ka harruar arsyen përse është në pallat dhe Fahrije thotë se është shumë e vështirë tia arrijë qëllimit, sepse Sumbul vë re çdo gjë dhe Hyrrem ka imponuar rregulla shumë të rrepta, për të mbrojtur veten dhe fëmijët e saj dhe nëse ajo të bëjë ndonjë gjë të dyshimtë, ata mund ta gjejnë të vdekur.
Letra
Hatixhe përgatit gjërat e saj që të ikë dhe Mustafa i kërkon asaj që të qëndrojë duke qenë se Ibrahimi nuk jeton më dhe ajo duhet ta kuptojë. Hatixhe thotë se ajo e kupton shumë mirë, por ajo kurrë nuk do të harrohet dhe ka çdo të drejtë të shkojë përsëri në shtëpinë e saj, ku ka jetuar me Ibrahimin. Sulejmani merr letrën nga Barbarosa, i cili e informon se anijet u sulmuan nga Venedikasit dhe Francezët në të njëjtën kohë, që do të thotë se ata janë bashkuar kundër tyre. Sulejmani dërgon Lu