Meta në Përballë: Komisioni për raportin e Dick Martit i shërben serbëve

Sa i përket situatës në të cilën ndodhet Kosova, presidenti Meta tha se është e nevojshme një qasje e koordinuar e të dy vendeve, ndërsa shtoi se komisioni parlamentar për raportin e Dick Martit i shërben qarqeve serbe.
“Po nuk ka Shqipëria, Shqipëria implikohet vetë, këta duan të krijojnë implikime të paqena të Shqipërisë këto i shërbejnë vetëm Serbisë, unë nuk shikoj që t’i shërbejnë Kosovës, se çfarë interesi ka të bëhet…Për mua patjetër, qarqe serbe, të cilat duan të krijojnë atë idenë që shiko se shqiptarët e kanë me njëri tjetrin, kanë spiunuar njëri tjetrin, kanë hetuar njëri tjetrin apo këto. Se cili është thelbi i kësaj gjëje! “- tha Meta.
Presidenti Meta foli edhe për pritshmëritë nga administrata e re amerikane. Ai tha se me administraten Biden, Shqipëria dhe rajoni do të kenë një raport të qendrueshëm transatlantik.
“Tani presim në radhë të parë një raport të qëndrueshëm transatlantik. Për ne si Shqipëri dhe si shqiptarë është shumë e rëndësishme, sepse ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe për këtë kuptohet që mirënjohjen e parë e kemi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por dhe për vendet e tjera partnere. Dhe ne jemi një vend që të ardhmen e vet e ka në Evropë, nuk ka rrugë tjetër.”-theksoi Meta në Përballë.