E Martë, 3 Nëntor 2026

Meta në Roskovec: Merrni armët kundër maskarenjve, do vij dhe unë me kallash se di të qëlloj mirë

Ilir Meta u ka bërë thirrje banorëve të Roskovecit që të marrin edhe armët për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre kundër TEC-it.

Ndërkohë që mori varrenë për të prishur piketat që ishin vendosur për TEC-in, Meta theksoi se edhe ai vetë do të vinte me kallashnikov në dorë, sepse sipas tij, dinte të qëllonte mirë.

“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta”, tha ai. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›