Meta në Selanik: Emigrantët të votojnë atje ku jetojnë

Procesi i riorganizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vijuar kësaj radhe edhe jashtë kufijëve shqiptare dhe në këtë kuadër, në Selanik të Greqisë u zhvillua Konferenca Zgjedhore e LSI-së.
Gjatë fjalës së mbajtur para 650 deleatëve të LSI-së kreu i kësaj force politike Ilir Meta e ka cilësuar këtë organizim si vazhdimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri.
Po ashtu kreu i LSI-së është ndalur tek reforma zgjedhore për të cilën tha se duhet sa më shpejt dhe të përmbushë kriterin e barazisë së votës si edhe të garantojë këtë të drejtë për emigrantët që ata të votojnë, kudo ku ata ndodhen.
Konferenca Zgjedhore e LSI-së u përshëndet dhe nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Jani Butari i cili e ka vlerësuar komunitetin shqiptare atje për kontributin e madh që ata kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në kapërcimin e krizës ekonomike që po kalon Greqia.