E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Shkodër, në vijim të një turi paraelektoral

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në vijim të një turi paraelektoral për zgjedhjet vendore të 8 majit, mbajti nje takim ne qyetin e Shkodres.

“Jemi të gjithë shqiptarë pavarësisht nga dallimet, jemi të gjithë të tejngopur me konflikte. Kjo tregon se ne do të jemi një forcë e cila integron kontributet, talente të ndryshme. LSI është një forcë e cila përfaqëson shkodranët dhe Shqipërinë për stabilitet, për paqe, integrim, zhvillim, punësim. Shkodra nuk ka nevojë për dhunë”.
 

“LSI është e angazhuar për tiu bashkuar këtij komuniteti dhe rasti më i mirë është 8 maji, dita kur shkodranët do të votojnë për zgjedhje të reja të pushtetit vendor. Ne synojmë të dyfishojmë rezultatet e vitit 2007” tha  me tej Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›