Bare: Protestë kundër këtij regjimi
Partia Socialiste me anë të deputetit Besnik Bare solidarizohet me qytetarët të cilët sot protestuan në rrugët kryesore të Tiranës, Vlorës, Korcës e Lezhës.
Ndërsa falenderoi të gjithë qytetarët që ju bashkuan sot demonstratës, Bare theksoi se të gjithë shqiptarët, u dyndën sot në sheshet e qyteteve kryesore të vendit, për të protestuar në mënyrë te heshtur dhe të kulturuar.
“Sot 40 mijë qytetarë marshuan rrugëve të kryeqytetit, duke dëshmuar se nuk i tremben dhe se nuk mund të ndalojnë këtë betejë. Nuk ishin vetëm 40 mijë kryeqytetas të cilët protestuan qetësisht por dhe mijëra të tjerë të cilët iu bashkuan nga dritaret e shkollave ne këtë manifestim. Shqiptarët protestuan kundër këtij regjimi të matrapazllëkut duke i dhënë një mesazh se ky pushtet i korruptuar dhe që dita ditës po i dhunojnë insitucionet e pavaruara, duhet të largohen” tha Bare.