E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Vaun e Dejes rriten prurjet ne Drin

Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Ilir Meta i shoqeruar nga kreu i KESH-it Engjell Zeqo ka inspektuar hidrocentralin e Vaut te Dejes pas shtimit te intensitetit te rreshjeve gjate oreve te fundit.

Sipas dy zyrtareve situata paraqitet normale edhe pse sasia e prurjeve ne kaskaden e Drinit eshte rritur. Te dhenat me te fundit te METE-s flasin per prurje 1000 m/kub ne sekonde ne HEC-in e Komanit ku kuota arrin ne 174.16 metra.

Nderkohe prurjet ne Fierze jane rritur ne 800 m/kub ne sekonde. METE thekson se nuk ka ende shkarkime ne asnje nga hidrocentralet e kaskades se Drinit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›