E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realizohet nderhyrja e veshtire te foshnja

Qendra spitalore universitare Nene Tereza do te mund te vendose ne bilancet e saj vjetore edhe nje sukses te ri.

Javen e kaluar mjeket e pediatrise kardiologjise dhe mjeku italian i punesuar part time ne Tirane kane shpetuar nje bebe qe mbushte plot 13 dite nga lindja.

Keshtu te gjithe prinderit qe kane probleme me femijet si ne diagnostikim ashtu edhe per trajtim duhet te kene kuraje dhe force per te trokitur ne dyert e specialisteve per te ndihmuar te vegjlit e per te permiresuar shendetin e jetesen e tyre.

Femija kishte lindur me nje defekt ne zemer konkretisht ne aorte dhe operacioni ishte teper i veshtire. Mjeket e kishin diagnostikuar dhe kishin pergatitur te gjitha alternativat e mundshme per realizimin e nderhyrjes. Shkalla e komplikacioneve ishte e larte jo vetem per shkak te problemit por edhe per shkak te peshes e moshes se te porsalindurit.

Por ne fund nderhyrja kirurgjikale ka dale me sukses duke i dhuruar bebes shendet te mire dhe familjes lumturine e kerkuar. Bebja 3.7 kilograme ka qendruar per disa dite ne spital deri ne rehabilitim te plote nderkohe qe stafi mjekesor dhe kirurget jane falenderuar jo vetem nga familjaret por edhe nga te gjithe shqiptaret qe moren vesh se edhe ne qendren spitalore te Tiranes mund te raportohen realizime te operacioneve te suksesshme kirurgjikale si ajo e para pak diteve.

Nderhyrje te tilla i kane hije nje spitali qe mban titullin dhe graden shkencore terciar. Kjo do te thote se ne qendra te tilla me shume se operacione rutine duhet te realizohen nderhyrje te veshtira te nje stadi me te larte se operacionet qe kryhen ne te gjitha spitalet e vendit.

Shpesh here femijet me probleme ne zemer trajtohet si te ftohur apo me viroze te zgjatur stine. Mjeket e poliklinikave apo qendrave shendetesore ne rrethe nuk bejne diagnostikim te sakte dhe nga ana tjeter prinderit nuk marrin informacionin e duhur per te kontrolluar femijet e tyre ne kohe. Ne rastin e pacienteve te vegjel qe vuajne nga semundjet e zemres koha eshte nje nga shkaktaret kryesore te perkeqesimit te semundjes.
Ne Shqiperi bazuar ne te dhenat e sherbimit te Pediatrise rezultojne te jene 250-300 lindje ne vit me probleme ne zemer nga ku 7-80 e tyre kerkojne nderhyrje kirurgjikale.

Nje nga pengesat per zgjidhje ne kohe te ketyre problemeve mbetet mentaliteti i shume prinderve per te mos deklaruar semundjen e femijeve duke shkaktuar gjendje te rende ne shume femije. Ndaj eshte e rendesishme qe te sensibilizohen fillimisht prinderit per rendesine e diagnostikimit ne kohe si dhe rrugen qe duhet ndjekur per rastet e verifikimit te vesit ne zemer tha presidenti i kesaj shoqate Agim Baci i cili ka nisur nje fushate sensibilizimi per prinderit qe te mos neglizhojne asnje situate te dyshimte te femijet sidomos ne rastet e zhurmave ne kraharor.

Nderkaq mungesa e pajisjeve te specializuara eshte nje pengese tjeter ne pershpejtimin e saktesimit te diagnozave.
Ne do te kerkojme ndihme nga te gjitha organizmat dhe bizneset per te bere te mundur pajisjen e spitalit te Pediatrise se Specialiteteve ne spitalin lsquoNene Tereza me mjete moderne ku ekzaminimi te jete sa me afer saktesimit te vesit te te sapolindurit shprehet Baci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›