Meta ne konventen e LSI Bashkepunim me PDIU per ceshtje came
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa nisi punimet në orën 11:30, në Pallatin “Asllan Rusi”. Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka përshëndetur konventën duke shprehur mirënjohjen për kontributet e kësaj force politike në qeverisje dhe duke e vënë theksin tek axhenda kombëtare e integrimit, koalicioni qeverisës dhe çështja çame.
Ai tha se në vëmendje të LSI-së ka pika delikate që presin zgjidhje, si çështja çame për të cilën Meta njoftoi se LSI do të nisë një bashkëpunim të frytshëm me PDIU për të zgjidhur përfundimisht çështjen çame.
“Do të nisim bashkëpunim me PDIU për çështje çame. Vetëm zgjidhja e çështjes çame forcon marrëdhëniet me Greqinë”.
Kreu i LSI-së ka premtuar një parti më të fortë, qeverisje të qëndrueshme e qe synon mirwqenien e qytetarwve, duke iu referuar këtu edhe suksesit të qeverisjes përmes koalicionit me PD.
“Parimet dhe filozofia jonë ka nevojë për kontributin e të gjithëve. 3 vjet më parë vendosëm të thyejmë një tabu në emër të stabilitetit dhe integrimit dhe këtë do vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. 3 vjet pas koalicionit, shqiptarët lëvizin të lirë në hapësirën Shengen, sot institucionet janë më të qëndrueshme, ligjet janë më të mira dhe qëndrueshme dhe aty është dhe kontributi ynë, sot jemi më pranë se anjëherë drejt integrimit të vendit. Janë mbrojtur vendet e punës por janë krijuar edhe vende të reja, zhvillime në infrastrukturë, reforma në shëndetësi, arsim dhe ekonominë e vendit. Nuk dua të zbus realitetin, i cili mbetet ende i vështirë, por dua të garantoj për kontributin e vazhdueshëm të LSI-së” shtoi ai.
Ai i bëri thirrje partive politike që t’i japin fund politikave bllokuese dhe t’i hapin rrugë integrimit të vendit.
“Sot jemi më pranë se asnjëherë vendimit për marrjen e statusit, kanë mbetur dy ligje dhe një rregullore për tu votuar, një situatë absurde e prodhuar nga politika e konfliktit dhe mureve ndarëse. Le të shembim muret dhe të ndërtojme urat e komunikimit, axhenda e integrimit duhet të jetë jo vetëm në programet e partive, por në veprime konkrete”deklaroi Meta.
Gjatë punimeve të Konventës, që është dhe forumi më i lartë i kësaj force politike, pritet të zgjidhet Komiteti i ri Drejtues, si dhe do të miratohen ndryshimet në dy dokumente bazë të funksionimit të LSI-së, statutit dhe programit.
Punimet e Konventës së LSI përshëndeten nga politika rajonale shqiptare, nga Hajredin Kuçi, Zv/kryeministër, Arben Gashi , deputet i LDK-së, Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së, Vegim Gashi, nën-kryetari i AKR, Ali Ahmeti, BDI, Menduh Thaçi, PDSH. Konventa e LSI do përshëndetet edhe nga politikanë nga Mali i Zi dhe të Preshevës.