Meta nesër vizitë në Serbi, takon Tadiç dhe Jeremiç
Gjatë qëndrimit në Beograd, Meta do të takojë presidentin serb Boris Tadiç, me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiç si dhe me nënkryetarin e qeverisë serbe, Bozidar Djeliç.
Gjatë vizitës dyditore, zyrtarët shqiptarë dhe serbë do të bisedojnë për “marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në BE”.
Vizita dyditore e Metës është vizita e parë një zyrtari shqiptar që prej vitit 2005 në Serbi dhe konsiderohet si një hap me rëndësi për “shkrirjen e akujve” midis dy vendeve, për shkak të konfliktit historik për çështjen e Kosovës.