Ministri i Jashtëm Meta sot në Beograd

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta viziton sot Serbinë.
Gjatë vizitës dyditore, zyrtarët shqiptarë dhe serbë pritet të bisedojnë për "marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Njoftohet se Meta do takohet me presidentin Boris Tadiç, ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç dhe nënkryetarin e qeverisë serbe, Bozhidar Djeliç.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar prej vitit 2005, kur në Beograd qëndroi ish shefi i diplomacisë, Kastriot Islami.