E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta nga Berati thirrje politikës: Përmbushni reformat për statusin

Tre reformat e parealizuara, kushtëzuese të statusit kandidat për në BE kanë qenë kryefjalë e liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e kësa force politike në qytetin e Beratit.
 

Meta ka ripërsëritur thirrjen në adresë të partive politike qe të përmbushin reformat e mbetura përpara dhjetorit, kohë kjo kur KiE do të firmosë ose jo rekomandimin e KE për marrjen e statusit kandidat të vendit tonë.
 

“Ju bëj thirrje palëve politike të përmbushin tre reformat e mbetura për të marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor. LSI do të vazhdojë të japë kontributin e saj për integrimin e vendit në BE .Do të bëjme gjithçka për të përballuar sfidat e integrimit në BE”- theksoi Meta.
 

Kreu i LSI nuk ka lënë jashtë vëmendje edhe situatën ekonomike, duke vlerësuar se nevojiten reforma për përmirësimin e situatës ekonomike në vend.
 

“Politika t`i largohet konfliktit për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë. Nevojiten reforma për përmirësimin e situatës ekonomike në vend” tha ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›