Krimi në familje, i biri vret në shtëpi të atin

Policia Kukes
KUKES- Krimi në familje ka tronditur banorët e qytetit verilindor të Kukësit. I biri ka qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda në banesë babain e tij.
Avdi Laçi, nga fshati Bardhoc i komunës Tërthore, ka qëlluar me armë zjarri babain e tij, 74- vjeçar, Sali Laçi.
Motivet janë ende të paqarta dhe sipas të dhënave të para, pas krimit autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kukësit po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.