Meta nga Elbasani LSI asnje iniciative qe mund te jete ne demtim te integrimit

Elbasan 3 tetor NOA - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate turit te takimeve me anetaresine dhe simpatizantet e kesaj force politike u ndal ne qytetin Elbasanit ku i garantoi se LSI do te permbushe me pergjegjesi cdo detyrim ndaj vendit ndaj programit dhe premtimeve tona.
Me komunitetin e biznesit dhe investitoreve me ata te cilet me me shume mbeshtetje nga ana e qeverise do te mund te arrijne nje zhvillimi me te madh ekonomik dhe mbi te gjitha me shume mundesi. Ky do te jete dhe objektivi yne me i rendesishem qe kemi shpallur edhe para zgjedhjeve te 28 qershorit. Ky eshte nje angazhim i madh jo vetem i kryetarit te LSI-se por dhe ne pozicionin e ri si minister ekonomie u shpreh ai.
Duke shtuar se procesi i hapjes dhe modernizimit te Levizjes Socialiste per Integrim procesi i funksionimit me te mire te strukturave te saj dhe lidhjeve te forta me komunitetin kudo qe ndodhet do te sjelle nje parti akoma me te fuqishme akoma me perfaqesuese per cdo komunitet dhe per komunitetin e Elbasanit.
Sipas Metes LSI asnjehere nuk mund te ndermarre veprime apo iniciativa te cilat mund
te jene ne demtim te integrimit evropian ndaj i ka bere thirrje Partise Socialiste qe per shkak te axhendes se kryetarit te saj te mos shumezoje me zero gjithe kontributin qe kjo force politike ka dhene per dy dekada per integrimin e vendit ne NATO dhe ne strukturat evropiane.
Dhe natyrisht qe opozita ka te drejte te na kritikoje por ne kemi nje pyetje. Cili eshte kontributi i opozites ne 1 vit per integrimin e vendit cili eshte kontributi per nje vit per liberalizimin e vizave. Cili eshte kontributi qe ka dhene per permiresimin e biznesin per reformen ne drejtesi dhe shume ceshtje te tjera te cilat nuk kane te bejne me qeverine .Por kane te bejne me shqiptaret dhe shtetin. Pra me te ardhmen evropiane te te gjithe vendit tone perfundoi fjalen e tij kreu i LSI-se Ilir Meta.
n.e/NOA