E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Transparenca beteja jone per t u dhene shqiptareve nje shtet te drejte

Shkoder 2 tetor NOA Update - Zgjedhjet u vodhen qe te vidhet Shqiperia. Prandaj transparenca eshte beteja jone per tu dhene shqiptareve nje shtet te drejte.

Keshtu u shpreh kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate takimeve qe zhvilloi ne qytetet e Shkodres dhe Lezhes ne kuadrin e turit Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim.

Rama foli per situaten e veshtire qe po kalon vendi si ne aspektin ekonomik ashtu dhe ate social dhe akuzoi per kete qeverine e cila sipas tij nuk shqetesohet per hallet e popullit sepse e ka vjedhur pushtetin per t u pasuruar ne kurriz te tij.

Ai perseriti edhe njehere zotimin e Partise Socialiste per t i shkuar deri ne fund ceshtjes se transparences si per zgjedhjet ashtu edhe per abuzimet e aferat korruptive ku eshte perfshire oborri ne pushtet.

Ne qofte se qeveria ta merr voten edhe kur nuk ja jep atehere nuk ka pse te shqetesohet se cfare halli ke se cfare shqetesimi ke e jo me pastaj se cfare deshirash dhe cfare shpresash te ushqejne. Perkundrazi behet sic po ndodh ne cdo hap e me arrogante e me abuzive e me e korruptuar e me e babezitur pa dashur tia dije fare se ku jeton e si jeton nje popull i tere. Kjo eshte arsyeja ku ndahen qysh ne themelin e tyre qeverite demokratike nga qeverite despotike tha ai lidhur me nje fakt te tille.

Duke shtuar se selia roze eshte e vendosur qe ta beje transparencen e 28 qershorit deri ne fund.

Ne do tju tregojme shqiptareve derine fund se kush i sundon me vota te vjedhura. Ne do ti shkojme deri ne fund ketij procesi dhe do te bejme gjithcka mundemi jo vetem per te nxjerre lepurin nga strofulla por edhe cakejte hienat urithet madje edhe arushen e madhe nga pylli i korrupsionit perfundoi ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›