E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta nga Kucova Marredheniet Tirane-Uashington jane perkeqesuar

Nga Kuçova foli mbi raportet zyrtare Tiranë-Uashington.
Marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Ilir Metës qenkan përkeqësuar. Por mesa duket Meta kete e ka mesuar pas 1 prillit të këtij viti, kur ai u largua nga koalicioni qeverisës.

“Amerika ia ka hequr me kohë vizën doktorit, pavarësisht së ai premton se do t’u heqë vizat shqiptarëve me Amerikën”

Meta u shpreh kundër përqendrimit të pushteteve në një dorë të vetme. Edhe kjo do kete ndodhur vetem pas largimit te tij

“Përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme është e papranueshme, jo vetëm për perëndimin, por edhe për ne si qytetarë të një vendi që dëshiron dhe do të integrohet në Bashkimin Evropian”

Prezantoi kandidatin Selfo Kapllani, dhe tha se prioritet I partisë, do të jetë punësimi. Per kete ka nhje plan prej 5 pikash. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›