E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat me SHBA Rama Tregon deshperimin e Berishes per fitoren e pamundur

Pas liberalizimit të vizave me Amerikën, Berisha do të premtojë rrugën Tokë-Hënë. Kryesocialisti Rama ka ironizuar kështu fushatën elektorale të kryeministrit, gjatë një udhëtimi me autobus drejt Elbasanit që zhvilloi me gazetarët.

Për kryesocialistin, premtimi i Berishës për të liberalizuar vizat me SHBA-në, tregon dëshpërimin e demokratëve për fitoren e pamundur.

Gjatë bisedës me gazetarët në autobusin e Rilindjes, Rama u mundua të parashikojë cfarë tjetër mund të premtojë Berisha me afrimin e zgjedhjeve.

Rama shpjegoi edhe përse politikanët që ndryshojnë fanellë I quan tradhëtarë, ndërkohë që elektoratit I thotë të mos kenë ndaj partive të njëjtën besnikëri si për skuadrën e futbollit.

Shtypi I shkruar ka folur për një tjetër ftohje mes Ramës dhe Ben Blushit që kryeson listën e socialistëve të Elbasanit. Dy personazhet nuk shkëmbyen asnjë fjalë gjatë udhëtimit, ndërsa në materialin filmic mbi udhëtimin, të shpërndarë nga selia rozë, mungon përgjigjet e Blushit ndaj gazetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›