E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, një kronologji korrupsioni

Share

Nga Altin Ketro

Atë natë janari kur video u shfaq në TCh, Ilir Meta ishe në dijeni të ekzistencës së saj. Por jo vetëm ai, edhe Shefi i tij i qeverisë. Meta dinte edhe përmbajtjen e videos, sepse ishte pjesë aktive e saj. U mbyll në zyrën e vet në METE, për ta ndjekur, kësaj radhe, me gjithë shqiptarët. Sigurisht, krah tij u shfaq edhe një personazh i inkriminuar në korrupsion, që kishte mbyllur me procedurë një aferë të madhe korruptive dhe vinte për ti dhënë solidaritetin dhe eksperiencën e tij në kësi punësh. Meta e mirëpriti në zyrë, sepse miq të tillë, për ditë të këtilla duhen. Dhe dolën sëbashku, serbes-serbes, krah për krah, ashtu siç i ka hije një dysheje korrupsioni.

Ajo natë ishte shumë e gjatë për Metën, ishte finalja e një makthi që e mbante mbërthyer prej një viti. Jo se e kishte për herë të parë që bënte punëra të tilla, të cilat i kishte si bukë me djathë kur ka qenë vet kaposh në qeverisje, por e parë ishte fakti se ai rezultonte kësaj here me zë e figurë, ashtu i vërtetë dhe i prekshëm për publikun. Metës në fakt, as i skuqej e as i zverdhej ajo e flamosur faqe, sepse si cipëplasur që është, këto vogëlsira nuk i bënin përshtypje përpara shumë e shumë zullumeve të tjera të pa faktuara në formatin audio-video.

E nisi betejën me këtë çështje, pasi kishte kaluar atë natë të gjatë duke pritur një ditë të re, një kismet të ri, si njeri i hapur për drejtësinë. U mundua ta anashkalojë e ta konsiderojë atë video si montazh. Në ndihmë i erdhi edhe Shefi i vet. Por, nuk e besoi populli i cili pak ditë më vonë, për atë defter të vogël që ai mbante në xhep e që e shfletonte pasi kishte ngjyer gishtin tregues me pështymë, doli aq masivisht në rrugë për ti thënë NDAL korrupsionit qeveritar e që fatkeqësisht i ra Metës për pjesë të bëhej simbol i tij. Dhe ishte pikërisht ai personazhi i inkriminuar që iu ndodh pranë atë natë, që për atë defter bëri gjëmën bashkë me Shefin e përbashkët. Kuptoi se ai defter do nxirrte në skenë shumë defterë të tjerë korrupsioni që nuk rrezikon më, jo një e dy, por shumë të tjerë, edhe më të rëndësishëm se këta dy ushtarë të vegjël të perandorisë Berisha. Ato plumba që përshkuan 4 jetë të pafajshme ishin as më shumë e as më pak, por mesazhi për mos hapjen e defterëve të tjerë, njëherësh, mbylljen e gojës për ata që dinë më shumë seç duhet nga nëntoka e errët e korrupsionit dhe krimit qeveritar.

Meta dha dorëheqjen me shumë vonesë, sepse mund ta kishte bërë qysh atë natë. Por nuk e bëri, sepse kërkonte siguri. Dhe sigurinë ia jepnin ato 4 mandate parlamentare, por që gjithsesi nuk vlenin pa një marrëveshje me Shefin. Pas tri ditësh Meta u largua nga detyra, formalisht, me bindjen se do kthehej i rehabilituar shumë shpejt. Sepse, kishte shumë detyrime për të shlyer, për angazhime të marra nën rrogoz.

Sipas skenarëve të mirëdetajuar, Meta deklaroi jashtë aspektit ligjor se jam i hapur për hetime! Kërkesë tinzare dhe djallëzore për të futur në kurth prokurorinë. Sepse kjo do ishte shkaku që më vonë të kërkonte në gjykatë pavlefshmërinë e hetimeve të bëra jo sipas ligjit. Prokuroria nuk u ngut, por vetëm administroi provat e denoncuesit dhe mori deklarimet e tij. Në bazë të tyre ngriti akuzën, për të cilën kërkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit. Kuvendi, me nje sforco të madhe, pas një garancie që i kishte dhënë Shefi, ia hoqi imunitetin, çka i hapi rrugë edhe hetimit.

Meta u struk dhe ashtu i frikur po priste me ankth, jo vetëm proçesin hetimor, por edhe afrimin e zgjedhjeve. Figura, emri i tij, kishin filluar të ngjallnin neveri. Këtë nuk e kishte kuptuar vetëm ai, por fatmirësisht edhe vet Shefi i tij. Kjo ishte një nga shenjat më kuptimplotë të vërtetësisë së asaj videoje. Ishte vetë fushata e zgjedhjeve vendore ajo që ia çorri maskën e trimit. Meta e fshehu fytyrën e turpit nga ekspozimi në publik dhe e nxorri vetëm në dy-tri raste sa për të thënë se është ende gjallë, por vetëm kaq! Asnjë metropol nuk e pranoi, por edhe në provinca vetëm servilët e shoqëruan. Nuk prezantoi asnjë nga kandidatët e tij, por ia la aleatëve ta bëjnë këtë. Sa e turpshme për një lider partie, por sa e sinqertë në raport me vërtetësinë e videos!

Në përfundim të zgjedhjeve kapi diçka, që varion midis milionave që rrjedhin nga defterët e pazbuluar me të cilat u ble vota, tek mos perceptimi i saktë i një pjese se korrupsioni ndëshkohet me votë (atë me burg e bën drejtësia) e deri tek mbështetja e Shefit për të rritur në zona të veçanta numrin e mbështetësve në mënyrë artificiale, model Dushku, pjesë e marrëveshjes.

Dhe vimë sot, ku çështja ka marrë udhë në Gjykatën e Lartë, kompetente për sërën e Metës. Në këtë gjykatë fillimisht kërkoi pavlefshmërinë e provave dhe mbylljen e çështjes me procedurë, njësoj si ai personazhi. Mori sinjale se kjo ishte e pamundur dhe për ti paraprirë, si një skile e vjetër, doli e deklaroi se heq dorë nga kërkesa për pavlefshmëri dhe kërkoj zhvillimin e gjyqit deri në fund, duke menduar se del faqebardhë përballë publikut. Gjykata vendosi të pranojë provat, të rrëzojë kërkesën e Metës për pavlefshmëri, por kërkoi nga prokuroria një tjetër akt-ekspertimi për videon. Meta menjëherë doli e deklaroi se kjo është një fitore, sepse vërteton veprimet politike të prokurorisë. Afërmend që në këtë sistemin tonë të drejtësisë as Gjykata e Lartë nuk do bënte përjashtim dhe sigurisht do ti bënte një favor të vogël, aq më tepër që kryetarja e saj ishte në borxh me atë. Por, bërja e një ekspertize të tretë, nuk do të thotë se dy ekspertizat e para të realizuara nga specialistët anglezë dhe amerikanë ia kanë futur kot! Përndryshe, gjykata do e kishte mbyllur aty për aty çështjen. Por, ajo i dha kohë të merrte veten, të kakariste, të bëte presion, pra një sfidë kjo nëse do ia dilte dot njësoj si Shefi i vet të thyente prokurorinë.

Meta mori masat dhe punoi në shumë drejtime, ku më kryesori ishte të kontaktonte drejtëpërdrejtë me njërën nga gjykatëset kryesore të çështjes, e cila kishte rënë në hall të madh sepse të shoqit i mbaronte mandati si drejtues i një institucioni të lartë financiar dhe për këtë duheshin shfrytëzuar konjukturat politike për të arritur qëllimin, rimandatimin edhe për një 7 vjeçar në po të njëjtën detyrë. Por që të arrihej kjo, duheshin bërë takime sipas parimit më jep, të jap, të cilave, ndonëse Meta u mundua tu shmangej syve të publikut në kryeqytet, nuk mundi dot ta mbante të fshehtë takimin që dy çiftet në hall, bënë në vilën e hallemadhit Meta në Gjirin e Lalzit.

Më në fund, bashkëshorti i gjykatëses e mori pëlqimin e mazhorancës, ekspertët vendas e dhanë mendimin e tyre në favor të Metës, pasi kishin konsumuar edhe një takim paraprak me avokatët e këtij të fundit dhe çdo gjë po kristalizohet sipas skenarit të parapërgatitur. Tashmë nuk ka rëndësi se çfarë (pa)drejtësie do japë Gjykata e Lartë, përfundimi është i paracaktuar, por edhe në ndodhtë mrekullia që ajo të pranojë një tjetër vlerësim të video-regjistrimit nga ekspertë ndërkombëtare me kërkesë të prokurorisë, përsëri do mjaftonte kjo rrugë e përshkruar deri këtu, për të dalë në përfundimin se kur pushteti i kopsit gjërat sipas stilit mafioz, nuk ka gjykatë të kapur që ti bëjë ballë.

Njësoj si miku i tij, të cilin e ndihmoi p

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›