Ndarja e komisionerit të 7-të të KZAZ-ve mes PS-PD, KQZ hedh shortin

KQZ ka hedhur sot shortin, duke përcaktuar anëtarin e shtatë të KZAZ-ve. Sipas rezultatit të shortit, PD do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa PS do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kaloi edhe projektvendimin për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së KZAZ, vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkronjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligji nr. 10019, datë 2912.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij. Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
“Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”. Sipas rezultatit të shortit, Partia Demkoratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift. “Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”. “Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”, thuhet në njoftim.