Meta pret në takim Ambasadoren e Greqisë: Domosdoshmëri, forcimi i shtetit ligjor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Meta i ka shprehur Kamitsit gatishmërinë e partisë të cilën ai drejton, për të punuar në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Meta vuri theksin te domosdoshmëria e forcimit të demokracisë së shtetit të së drejtës për avancimin e rrugëtimit evropian.
“Mirëprita në takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, znj.Konstantina Kamitsi. Shpreha në emër të Partisë së Lirisë gadishmërinë për të punuar në forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona.
E falenderova Ambasadoren për mbështetjen e Greqisë në lidhje me proceset integruese në Bashkimin Europian, si dhe parashtrova domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë e të shtetit të së drejtës, për avancimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/