Opozita proteston brenda Kuvendit/ Flamur Noka i bie bilbilit ndaj Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate të shumta dhe protestë të deputetëve të opozitës brenda mjediseve të Kuvendit.
Përmes deputetit Flamur Noka, opozita është përpjekur të ndalojë fjalën e deputetit socialist Toni Gogi dhe ministres Elisa Spiropali.
Noka ka shkaktuar zhurmë përmes rënies së bilbilit teksa fjalën e kishte marrë deputeti Gogu, ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ndërkaq, kryeparlamentarja Nikolla ka kërkuar masë disiplinore ndaj deputetit Noka.
/rtsh.al/