E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta pret në takim Ministrin e Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Dr. Sheikh Abdullatif Bin Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al-Asheik.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar më tej ato, sidomos në aspektin ekonomik e tregtar.
Zoti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e vazhdueshme humanitare, programet zhvillimore dhe mbështetjen teknike e financiare, që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndër vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›