PD kërkon uljen e TVSH-së në 6%, Tabaku: Do të ndihmojë shtresën në nevojë

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për uljen e TVSH-së për shportën nga 20 përqind në 6 përqind. Sipas deputetes Jorida Tabaku kjo do të vijë në ndihmë të shtresave në nevojë. “Shumë vende të BE kanë ulur TVSH. Propozimi ynë është i thjeshtë. Qeveria thotë se është nismë populiste. Po çfarë do bëjë kjo ulje të TVSH?! Do të bëjë atë që s’ka bërë qeveria, të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisin prodhimet e tyre. Sot shumë vende kanë ulur TVSH për ushqimet, për energjinë. Propozimi ynë është i thjesht dhe shumë konkret.”, tha Tabaku.