Meta prezanton Manjanin

Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Kamëz ka theksuar
se 23 qershori do te jete momenti kur do të marrë fund politika e
shkëputur nga realiteti.
"Me votën tuaj më 23 qershor ju, jo vetëm që do të ndëshkoni lojën politike të bërë me legalizimet nga lidershipi aktual i qeverisë për gati tetë vite, por njëkohësisht do të shpëtoni nga sorrollatjet absurde dhe nga burokracitë e panumërta. Duke votuar LSI-në ju sigurojmë se secili prej jush do të marrë certifikatën e pronësisë që meriton në mënyrë që të respektohet ligji dhe sakricifica, që ju, përindërit, fëmijët tuaj kanë bërë për këto investime gjatë këtyre dy dekadave", tha Meta. Ashtu si ne takimet e tjera, zoti Meta eshte ndalur tek domosdoshmeria per hapjen e vendeve te reja te punes si e vetmja menyre per te ofruar stabilitet dhe zhvillim. "LSI-ja është garancia më e mirë për të gjithë ata që duan që në 24 qershor, të gjithë të ndihen të bashkuar rreth një projekti që e bashkon Shqipërinë me Europën", tha Meta. Lideri i LSI-se prezantoi ne Kamez, kandidatin e kesaj force politike per kete zone Ylli Manjani. Vete Manjani tha se LSI do te nenshkruaje nje marrëveshje me shqiptaret qe do te evropianizoje vertetë, siç tha ai, Shqiperine pertej fjaleve te deri sotme.