E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta prezanton kandidatet ne Tirane

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar pasditen e së shtunës kandidatët për Tiranën, me kryetarin Ilir Meta që ka premtuar se pas 23 qershorit, qytetarët do të jenë të parë.

Në fjalën e tij, Meta e ka vënë theksin tek ekonomia, e cila sipas tij është shkatërruar gjatë viteve të fundit dhe së fundmi për qëllime elektorale. “Ekonomia u shkatërrua për qëllime elektorale. Të krijojmë një ekonomi të shëndetshme, konkurruese, që garanton vende pune të reja e afatgjata për të rinj e të reja”, ka deklaruar Meta. Ai ka theksuar se politikës së vjetër që ka qeverisur vendin këto vite po i Zgjedhjet 2013Rama: Berisha, duart e zhytura në rrënim Berisha në Kukës e Shupenzë: Fitore më 23 Berisha blindon Tropojën vjen fundi, pasi sipas tij ajo nuk ka punuar për qytetarin, por për qëllime të tjera. “Politikës së tuneleve po i vjen fundi, sepse ajo nuk është politikë që garanton progres ekonomik e social, por është një progres afatshkurtër për qëllime elektorale”, ka thënë Meta. Më herët gjatë ditës Meta ishte në Burrel, ku deklaroi se komisionerët e LSI në të gjithë piramidën zgjedhore do të jenë garant jo vetëm për mbrojtjen e votës së kësaj force politike, por garant i respektimit të vullnetit të zgjedhësve. Ndërsa në një vizite në fermat bujqësore në Lushnje, Meta siguroi fermerët se plani i punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të nisë nga bujqësia. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›