E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha duart e zhytura ne rrenim

PS ka mbajtur mbrëmjen e së shtunës një miting elektoral në Gjirokastër, atmosfera e të cilit ka entuziazmuar kryetarin Edi Rama.

“Kjo është Gjirokastra që hyn në rrugën e re. Është Gjirokastra si asnjëherë më parë. Mirënjohje të gjithëve. Do jemi këtu pas 23 qershorit për të bërë realitet ëndrrën e jashtëzakonshme: Rilindje për Gjirokastrën dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Rama. “Nëse më 29 nëntor Shqipëria u çlirua nga pushtuesit e huaj, më 23 qershor, me numrin 29, shqiptarët do të çlirohen nga pushteti i një familjeje dhe një pushteti shërbëtorësh të asaj familjeje. Shqiptarët do çlirohen nga Zgjedhjet 2013Meta prezanton kandidatët në Tiranë Berisha në Kukës e Shupenzë: Fitore më 23 Berisha blindon Tropojën pushteti i korrupsionit, varfërisë dhe papunësisë”, ka vijuar kreu i opozitës, i cili i ka drejtuar një mesazh kryeministrit Berisha. “Shqipëria është familja jonë e madhe dhe Shqipëria nuk mund të punojë për familjen tënde, Sali. Ne jemi këtu për të punuar së bashku me 700 mijë familje në Shqipëri. Që pas 23 qershorit të mos varen nga lidhjet e tua në familjen në pushtet”, ka thënë kreu i PS. Më tej Rama ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit kur erdhi në pushtet, për “duar të pastra” nga korrupsioni, duke thënë se duart e tij janë të zhytura në korrupsion e tragjedira. “Ju kujtohet kur tha ‘më jepni votën për të pastruar me duar të pastra nga korrupsioni’. Pse nuk i tregon më duart, pse nuk i nxjerr më ato përpara? Sepse në ato duar janë të shtruara rrugët e mëkateve, dramat dhe tragjeditë politike të gjithë këtyre viteve. Në ato duar janë rrugët e vjedhjes së votës, të vjedhjes së pasurive të këtij vendi, janë rrugët e tragjedive të mëdha që morën viktima të pafajshme. Rruga e gjakut të 21 janarit. Ai nuk do të jetë kurrë më kryeministri i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka shtuar Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›