E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta prezanton kandidatin ne Permet Rruga e integrimit kthen endrrat ne realitet

Ilir Meta

Permet 27 mars 2011 NOA- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ka prezantuar ne qytetin e Permetit kandidatin per kete bashki.

Kujtim Hoxha eshte cilesuar alternativa me e mire per ket post dhe sipas Metes ky kandidat jep nje mundesi qe jo vetem per bashkim per te fituar por edhe te bashkeqeverisur me qytetaret.

Kujtim Hoxha i ka te gjitha kapacitetet per te justifikuar besimin e te gjithe neve. Jam i bindur se Aleanca per Qytetarin do te fitoj bindshem ne Bashkine e Permetit dhe jo vetem kaq por mbeshtetja qe do te jepet kesaj bashkie jam i sigurt qe do te investohet ne menyren me te suksesshme ne nje sherbim me te mire per te gjithe qytetin dhe banoret e tij dhe njekohesisht jam i bindur se me Kujtimin do te arrijme te riperterijme me tej traditat me te mira qe ka qyteti i Permetit u shpreh kreu i LSI-se ne prezantimin e ketij kandidati.

Ai kujtoi edhe njehere endrren e kthyer ne realitet te shqiptareve ate te liberalizimit te vizave duke shtuar se ne te njejten forme do te kthehen ne realitet te gjitha endrrat e shqiptareve.

Sipas Metes vetem rruga e integrimit do mund ta coje vendin perpara sepse tha ai rruga e izolimit eshte rruga e kthimit ne te kaluaren nuk eshte rruga e ekstremizmit politik eshte rruga e konfliktit me partneret nderkombetare.

Sakaq lideri i LSI-se shtoi se Vota juaj per Kujtim Hoxhen eshte nje vote per te respektuar me shume dhe per ti sherbyer me mire qytetarit permetar. Vetem duke votuar kete koalicion shtoi ai qyteti i Permetit ne pak vite do te shenoj nje progres jashtezakonisht te dukshem.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeLSI prezanton kandidatin ne Permet Qeverite e formuara nga viti 1912 deri sot SpecialeBerisha OSBE vleresoi zgjedhjet pasi nuk pati asnje prove per manipulim rezultatiAleanca per qytetarin prezanton Genci Sinojmerin per Bashkine e GjirokastresMeta Lulzim Basha kandidati i gjithe koalicionit LidhjeAleanca per qytetarin endrrat Ilir Meta Kujtim Hoxha Permet prezanton kandidatin realitet vote per koalicionin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›