Shalsi: Basha zbaton urdhrat e Berishës

Deputeti socialist Eduard Shalsi akuzoi të dielën Kryeministrin Berisha dhe kandidatin e PD-së për Tiranën Lulzim Basha, se po përpiqen të marrin gjithçka publikë në kryeqytet
Duke ironizuar fjalën e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, se Basha ishte brohoritur teksa ndiqte ndeshjen e së shtunës Shqipëri – Bjellorusi, Shalsi tha se “Saliu tashmë kërkon të vjedhë edhe golin e ekipit kombëtar”.
Deputeti socialist tha se kandidati i PD-së Basha është vetëm një zbatues i urdhrave të Berishës. “Ishte Luli si ish-ministër i Transporteve që shkatërroi mbikalimin e “Zogut të Zi” me urdhër të Saliut, ishte Luli që vodhi paratë e rrugës së kombit pasi i tha Berisha, ishte Luli që vrau 4 protestues në 21 janar me urdhër të Saliut”, tha Shalsi.
“Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe Tiranën, jo nga Luli por nga Saliu”, tha Shalsi që më parë ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës.