E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me Tadiçin në Beograd

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin serb, Meta ka zhvilluar një takim të premten me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. 

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta ndodhet në Beograd me ftesë të Tadiç për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike Serbe.

Gjatë takimit, dy personalitetet u ndalën gjerësisht në  zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Takimi i zhvilluar dje pasdite mes dy politikanëve ka prekur edhe shumë çështje me interes të përbashkët. Biseda u ndal gjerësisht në rritjen e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht shkëmbimit ekonomik mes të dy vendeve. Tadiç e Meta kanë folur edhe për integrimin evropian të dy vendeve drejt familjes evropiane. 

Gjithashtu z. Tadiç, duke inkurajuar Shqipërinë për reformat e bërë në drejtim të integrimit në BE, uroi Zv.Kryeministrin Metën për Liberalizimin e vizave. Ndërkohë, Kryetari i LSI-së do të jetë sot i pranishëm në kongresin e Partisë Demokratike Serbe. Meta do të jetë në mesin e pesë krerëve të delegacioneve të partive të huaj, anëtarë të Internacionales Socialiste./S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-18 08:59
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›