E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur nderkombetaret gjykojne zgjedhjet shqiptare

Zgjedhje te qeta - thane zyrtaret nderkombetare. Nuk thane se zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit ishin te lira demokratike apo te ndershme. Sepse thjesht dihet boterisht qe nuk ishin te tilla. Mirepo si behet qe perkunder shkeljeve e parregullsive te panumerta theksi vihet te qetesia e zgjedhjeve


Pse gjeja me e vlefshme per nderkombetaret nga keto zgjedhje na paska qene qetesia e perceptuar prej tyre Nderkombetaret po na e tregojne sesa te uleta jane ambiciet por edhe pritjet e tyre per shqiptaret. Vetem le te jete qete dhe seshte aq problem qe ska drejtesi e korrektesi demokraci e ndershmeri. Thuajse e rendesishme eshte vecse qe te jete qete pra qe te mos kete zhurme edhe atehere kur ska drejtesi e demokraci per qytetaret.


Natyrisht qe e gjithe kjo eshte pasoje e drejtperdrejte e doktrines se stabilitetit afatshkurter qe shpesh quhet edhe si menaxhim i krizes. Nen kete dioptri qetesia e nje vatre krize del se perben lajm te mire.


Shprehja e qete ne te vertete buron prej fjalise e qete por e tensionuar. Kjo fjali paraqet frazen qe me se shpeshti eshte perseritur ne raportet nderkombetare per Kosoven ne keto 11 vitet e pasluftes.


Kur thuhet qe gjendja ne Kosove eshte e qete atehere gjithmone mendohet qe ajo eshte e mire sepse eshte me e mire sesa neper krizat e tjera neper bote ku organizmat nderkombetare i kane misionet e tyre sunduese. Pra pershkrimi i gjendjes ne Kosove si gjendje e qete do te thote qe eshte gjendje me e mire sesa ne Afganistan a Palestine.


Ngjashem kur thuhet qe zgjedhjet ne Kosove ishin te qeta kjo do te thote qe ato ishin te nje cilesie te pranueshme sepse kuti mates eshte ai qe i dedikohet Afganistanit dhe Palestines.


Nderkaq kur thuhet a shkruhet ky vazhdimi i fjalise e tensionuar ne fakt vetem sa sajohet shtrati per vazhdimin e protektoratit nderkombetar meqe situata ne Kosove qenka e tensionuar dhe duke iu falenderuar pikerisht protektoratit nderkombetar ajo mbetet e qete sic.. Tensioni qe gjithmone eshte aty por nuk shperthen eshte preteksti per ata qe nuk e lejojne kete shperthim te projektuar.


Madje per ta normalizuar mbikeqyrjen nderkombetare te pakufizuar ne shkalle e ne kohe quhemi te porsalindur ose me sakte te lindur para dy vjeteve e gjysme dhe prandaj na u dashka kujdestaria nga lart.


Ama edhe si femije qe na konsiderojne nuk pertojne te na hedhin ne arenen e gladiatoreve ne aspektin politik dhe ekonomik keshtu qe del se mbrojtja qe i behet Kosoves nga nderkombetaret eshte mbrojtje e Kosoves nga vetvetja. Protektorati nderkombetar e konsideron vete Kosoven si rrezikun me te madh per Kosoven.


Por si behet atehere qe te vetmen dite qe Kosova mbase kishte nevoje per mbikeqyrje te organizmave nderkombetare pra ne diten e zgjedhjeve nuk kishte mbikeqyrje dhe as shqetesim te shtuar te tyre Pse ne kete dite faktoret nderkombetare nuk e mbrojten Kosoven nga vetvetja pse nuk e parandaluan lendimin qe asaj do tia shkaktonin vete ish-pushtetaret kosovare


Dhunimi i votes se lire te qytetarit permes manipulimeve dhe vjedhjeve gjithsesi ra ne prapavije te vleresimit per zgjedhjet si zgjedhje te qeta.


Nga pikeveshtrimi i disa qarqeve nderkombetare zgjedhjet e qeta ne Kosove ishin vecse nje faze qe duhej kapercyer sa me shpejt drejt negociatave te reja me Serbine.


Jane po keto qarqe qe e duan Serbine me cdo kusht ne binaret drejt BE-se madje edhe nese per kete gje Serbia kerkon qe ta sajoje nje republike te re serbe ngjashem si ne Bosnje vetem se kesaj radhe ne Kosove. Ish-pushtetaret qe bene dikur kompromise me Serbine jane te gatshem ti perserisin kompromiset.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›