Meta, takim me ish-ministrat e Jashtem, ftese per angazhim
Zv. Kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta priti dje ish-Ministrat e Puneve te Jashtme, ish-Ministrat e Puneve te Jashtme, ish-zv/ministrat dhe ish-ambasadoret e Republikes se Shqiperise. Kreu i diplomacise shqiptare, dha dje nje pritje per nder te ketyre funksionareve te Ministrise se Puneve te Jashtme, te cilet per vite e vite te tera ka mbajtur peshen e prezantimit te Shqiperise ne bote. Pasi i falenderoi per kontributin e tyre ne vite, Meta u shpreh se kjo nuk eshte thjesht nje pritje kortezie, por edhe nje ftese reale per angazhimin e kontributit te secilit prej ish-titullareve, duke theksuar se dikasteri qe ai drejton e vlereson pamase eksperiencen e vyer te gjithsecilit ne dobi te diplomacise shqiptare. Nje levizje kjo e kreut te diplomacise shqiptare, njeheresh dhe numri dy i qeverise shqiptare, e ngjashme me ate te vendeve perendimore, per te cilet pervoja e "ish"-eve eshte shume e cmuar, sidomos ne diplomaci. Madje jo pak here, ne misionet nderkombetare, kane shenuar nje sukses te padiskutueshem ish-shefat e diplomacise, ish-ambasadoret potente ose gjeneralet ne pension. Ne takimin e djeshem binin ne sy ish-ministrat e jashtem, demokrati Tritan Shehu, socialisti kunder Rames, Kastriot Islami si dhe nje sere zevendesministrash, perfshire ketu dhe ate socialist, Luan Hajdaraga. Takim i cili mund te sjelle dhe nje skene tjeter te politikes shqiptare, sidomos ne kete situate permbytjeje ne Veri te vendit.