Bashkia: Bode na ka bllokuar fondet e sherbimeve publike, nuk kemi leke
Bashkia e Tiranes nuk mund te kryeje asnje sherbim publik, per shkak te fondeve te bllokuara qe nga 18 dhjetori i vitit qe sapo lame pas. Kjo deklarate eshte bere nga zedhenesja e bashkise se Tiranes, Joana Bushi, e cila ka akuzuar Ministrin e Financave si aktorin kryesore te kesaj amullie. "Ne kundershtim me vete afatin e vendosur ne 18 dhjetor nga Ministri i Financave, Thesari i Shtetit ka kthyer mbrapsht pagesat per nje sere punesh e sherbimesh publike te kryera ne kryeqytet, qe nga rindertimi i rrugeve deri tek pastrimi. Keto pagesa qe arrijne ne 101 milione leke te reja dhe behen nga arka e bashkise se Tiranes dhe jo nga buxheti i shtetit, u mohohen ne menyre te paligjshme 24 kompanive", ka pohuar zedhenesja e bashkise se Tiranes, Joana Bushi. Sipas saj, ky arbitraritet i ri i qeverise bie mbi punetoret e ketyre kompanive dhe mbi vete qytetin tone, qe duhet pastruar perdite, mirembajtur perdite, rindertuar perdite. Ky fakt vihet re ne bllokun e "Irfan Tomini" ku punimet duhet te kishin perfunduar kater muaj me pare. Sipas punetoreve ne kete zone, thuhet se punimet jane nderprere per shkak se nuk jane pagur dhe jane bllokuar fondet. Por, banoret e zones jane shume te shqetesuar per shkak se gropat, pluhuri dhe uji prej me shume se nje viti i ka mberthyer. Duke pasur keto probleme ne infrastrukture, por edhe ne ndertim e pastrim, bashkia e Tiranes i ka bere thirrje Ministrit te Financave te zhbllokoje pagesat qe bashkia e Tiranes u detyrohet sipas kontratave te puneve te kryera, kompanive te kontraktuara. Nderkohe qe nese vijon serish te mos jepen keto para per bashkine e kryeqytetit, atehere te gjitha investimet priten te mbeten pa mbaruar.
Urdhri
Ministria e Financave ka bllokuar fondet e bashkise se Tiranes qe ne fund te vitit te kaluar. Fondet duhet te perdoreshin per sherbimet publike sic jane nderrimi i rrugeve, pastrimi i tyre si dhe rikonstruksione te ndryshme.