E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, takim me të moshuarit në Vlorë

Lideri i LSI, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë të kësaj force politike, vizituan dje një qendër për individët e moshës së tretë në qytetin e Vlorës. Pasi falënderoi dhe vlerësoi kontributin e kandidatit të LSI për deputet në Vlorë, për investimin dhe solidaritetin për individët e moshës së tretë, Meta u shpreh se zgjidhja përfundimtare që të gjithë individët e moshës së tretë të mos e ndjejnë vetminë dhe të jetojnë në kushte të mira vitet e pleqërisë, do të jetë miratimi pas 28 qershorit i P/Ligjit që LSI ka hartuar. Meta bashkëbisedoi nga afër me individët e moshës së tretë, që jetojnë në këtë qendër. Gjatë bisedës me të moshuarit, Meta theksoi se është kënaqësi të vizitoj këtë qendër të re dhe të takoj shumë pensionistë të cilët kalojnë kohën me njëri-tjetrin. Meta, që gjendej në këtë takim së bashku me presidentin e Sindikatës së pensionistëve, Isa Goricën, evidentoi dhe njëherë p/ligjin e hartuar nga LSI së bashku me sindikatën e pensionistëve, për kujdesin ndaj moshës së tretë. Meta nënvizoi se ky projektligj, i cili pas 28 Qershorit do të kthehet në ligj ka si synim rimbursimin e plotë të ilaçeve, deri tek garantimi për transportin falas për të gjithë pensionistët në të gjithë vendin. Meta theksoi se ky është një tregues i interesit që ka LSI, për të gjithë pensionistët. Por me fitoren në 28 qershor, LSI do të garantojë miratimin e ligjit, pasi është detyrë e shtetit dhe e qeverisë që të garantojë dhe të ofrojë mbështetje për moshën e tretë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›