Rama: Asnjë familje nën minimumin jetik
Kreu i opozitës, Edi Rama, u rikthye në fshat për të prezantuar zgjidhjet që parashikon programi i ri i socialistëve për të gjitha familjet që jetojnë me prodhimin bujqësor. Në ndalesën e radhës në Qarkun e Korçës, Rama prezantoi pjesë të dokumentit qeverisës në fshatin Ormen. Ky dokument parashikon një ndryshim rrënjësor të raportit mes shtetit dhe bujqve e fermerëve. Deri më sot fshati ka pasur statusin e jetimit, u shpreh kryetari i Partisë Socialiste gjatë fjalës së tij, duke nënvizuar se pas 28 qershorit do të nisë një marrëdhënie e re mes atyre që qeverisin dhe atyre që prodhojnë në bujqësi. Rama në Ormen u ndal në minimumin jetik: "Do të shpallim edhe minimumin jetik, që do të thotë se ne nuk do të lejojmë që të ketë familje shqiptare nën minimumin jetik, duke filluar nga pagesa e papunësisë, që së paku do ta dyfishojmë. Por i gjithë koncepti ynë dhe thelbi i filozofisë sonë të re, është se varfëria dhe papunësia luftohen duke nxitur punën, duke nxitur prodhimin, duke nxitur integrimin e familjeve që janë në ndihmë ekonomike, drejt punës dhe drejt aktivitetit prodhues". Edi Rama dhe drejtuesit e lartë të PS-s[, Blushi, Majko, Dalipi e Ahmetaj, u ndalën edhe në fshatin Pirg, po ashtu të Qarkut Korçë. Rama, gjatë fjalës në Pirg, premtoi naftë pa akcizë për produktet bujqësore, pavarësisht rritjeve të çmimit të naftës. Por, në të gjitha takimet, kreu i selisë rozë ka premtuar për një qeveri me veshë, sy e zemër nga grupet e interesit. Çdo vendim nesër në qeverisje, u tha Rama bujqve në Pirg e Ormen, do ta marrim në konsultim dhe duke ju dëgjuar ju. "Ne besojmë që pa ndryshuar jetën e fshatit, pa nxitur prodhimin në fshat, pa e siguruar këtë prodhim dhe pa i dhënë mundësi familjeve që jetojnë në fshat, që të mund të kenë qetësi dhe mirëqenie, nuk ka Shqipëri evropiane. Nuk ka Shqipëri që jeton në paqe dhe mirëqenie. Nuk ka familje shqiptare që jeton në qytet, të cilave nuk u dridhet dora kur shohin çmimet në stratosferë", insistoi Rama. Kreu socialist kritikoi faktin se qeveria nuk sjell dot ushqimet nga fshati në qytet, por i lë të kalben në fshat, të hidhen nëpër lumenj, apo të varrosen në tokë, për arsyen e thjeshtë dhe të vetme, sepse në Shqipëri nuk ka qeveri dhe mbi të gjitha se në fshat ka një bujk dhe fermer shqiptar që gdhihet vetëm dhe ngryset vetëm. "Kjo histori e dhimbshme do të mbarojë më 28 qershor, me votën tuaj për një ndryshim të madh, i cili do të fillojë nga fshati", theksoi Rama.
Edi Rama dhe drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste gjatë këtyre takimeve, kanë tentuar të shkelin në shumë fshatra të Qarkut të Korçës, duke qenë se një pjesë e qenësishme e popullsisë merret me punën në bujqësi e blegtori. Premtimi tjetër i Edi Ramës është për qeverisje me sy e me veshë nga grupet e interesit. "Themeli i kësaj rruge të re është dialogimi. Ashtu siç kemi 18 muaj që lëvizim nëpër Shqipëri, që vijmë te ju për t‘ju dëgjuar sot në opozitë, ashtu do të lëvizim dhe do të vijmë te ju, për t‘ju folur dhe dëgjuar e për të vendosur së bashku edhe nesër kur të jemi në qeveri", nënvizoi Rama. Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh i bindur në fitoren e 28 qershorit dhe detyra parësore për qeverisjen e nesërme është zbatimi i menjëhershëm, të nesërmen e fitores, të dokumentit të ri qeverisës.