Meta takohet me homologun e tij çek Kohout

Në kuadër të vizitës së tij në Pragë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta u prit sot në një takim të veçantë nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, z. Jan Kohout. Gjatë takimit, u diskutua mbi integrimin evropian të Shqipërisë dhe mbi thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Meta dhe z. Kohout i vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Çekisë si shumë të mira dhe shprehën vullnetin e ndërsjelltë për t'i çuar ato në një nivel më të lartë, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë shumëpalësh.
Gjithashtu Meta i shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për mbështetjen çeke për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe për ndihmesën e dhënë gjatë aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që u pranua nga Presidenca çeke e Unionit në prill të këtij viti.
Nga ana e tij Kohout shprehu vlerësimin e tij për sukseset e arritura nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe proçesit të integrimit evropian, duke e cilësuar 2009 si një vit historik për Shqipërinë.
Ndërkohë Meta dhe Kohout kanë rënë dakort për të ngritur në në stad më të lartë marrëdhëniet mes dy vendeve duke shprehur vullnetin për një partneritet të veçantë mes dy vendeve si në rrafshin bilateral ashtu edhe në drejtim të integrimit të mëtejshëm evropian.