Prishja e ndërtesës, ZQRPP-ja: Deklaratat e Shalsit të pavërteta

Zyra e hipotekës ka reaguar pas deklaratave të ish-nënkryetarit të bashkisë së Tiranës Eduart Shalsi që ndërtesa e cila u prish sot nga ndërtimorët është objekt i hipotekuar nga kjo e fundit. Në një deklaratë për mediat ZQRPP-ja duke e cilësuar këtë objekt të ngritur në truall shtetëror ka theksuar se deklaratat e Shalsit janë të pavërteta. Sipas ZQRPP-së ky objekt ka pasur një regjistrim provizor deri në 2005-ën dhe në vitin 2007 u konstatua paligjshmëria e regjistrimit dhe fshirja e këtij regjistrimi. Gjithashtu kjo zyrë ka theksuar se çështja për fshirjen e këtij regjistrimi është dërguar në Prokurorinë e Tiranës.
Pasditen e sotme policia ndërtimore mori një aksion për prishjen e një ndërtese 12 katëshe e cila ishte në pronësi të kunatit të deputetit të PS-së Dashamir Peza e cila sipas kësaj të fundit ishte e paligjshme.