Meta takon Bill-Clinton: Shqipëria, forcë konstruktive në Ballkan
Kreu i lSI-së Ilir Meta, në kuadër të pjesmarrjes së tij në në Konferencën mbi Demokracinë dhe Fuqinë Ekonomike në Vienë “CGDC” ka realizuar një takim me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Gjatë takimit, duke vlerësuar marëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA, të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë mendimin se përpjekjet e përbashkëta kanë sjellë stabilitet në rajon, ndërsa kanë shtruar domosdoshmërinë e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit në Bashkimin Europian.
Ndërkaq Meta ka vlerësuar dhe rolin e Clinton, duke sjellë në vëmendje ndërhyrjen në Kosovë, ku i ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e shqiptarëve ndaj figurës së tij.
Nga ana e tij ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton ka vleresuar zhvillimet pozitive në Shqipëri, ndërsa ka theksuar se Shqipëria mbetet forcë konstruktive në rajonin e Ballkanit.
Qendra për Dialog Global dhe Bashkëpunim inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin mes biznesit dhe politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në fjalën e mbajtur atje, Meta e shikon shumë të rëndësishëm rolin i shtetit në mbikëqyrjen e tregut, e cila do të contë në mundësi të barabarta për të gjithë, do eliminonte shanset e krizave dhe do të stimulonte më tej punësimin.