E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për pronat në Himarë: Do çminojmë bregdetin nga konfliktet

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka komentuar rrjetin social Twitter tryezën e PS për pronën në Himarë. “Do të cminojme bregdetin nga konfliktet e pronesise. Do kthejme shtetin ne krye te detyres.”Këto janë angazhimet e “Kreut të Qeverisë”, nese do të mund të jetë i tillë pas zgjedhjeve të 2013. Rama thekson se kapitulli i katrahurës ligjore 22 vjecare mbi tokën do të mbyllet përfundimisht me ardhjen e PS në pushtet.
“Angazhimi yne:Do bejme Ligjin e Vijes Bregdetare.Do ngreme Agjencine e Zhvillimit te bregdetit.Do ndalim barbarine e rilindim bukurine e tij. Do ta cminojme bregdetin nga konfliktet e pronesise.Do realizojme shembuj te bukur zhvillimi.Do kthejme shtetin ne krye te detyres. Bregdeti po dhunohet e demtohet perdite,por ka ende kohe per sherim e rilindje te shijes estetike te te pareve tane ne ndertimet turistike.Kapitulli 22 vjet i gjate katrahure ligjore mbi token bregdetare,ndertime kuturu e shemtim kudo ku ve dore njeriu,do mbyllet perfundimisht!”shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›