Meta takon ambasadoren e Francës, merr mbështetje për integrimin
Tiranë- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Francës në vendin tonë Christine Moro, prej të cilës ka marrë dhe urime për fitoren e zgjedhjeve. Ndërsa meta u shpreh se tani është ëprgjegjësia e qëeverisë për të punuar për zhvillimin e vendit dhe integrimin evropian.
Pas mesazhit të qartë të qytetarëve shqiptarë për ndryshim, është përgjegjësia jonë të tregojmë pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushtë me të gjithë aktorët, opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, në funksion të politikave që sjellin investime e punësim, dhe që i shërbejnë axhendës evropiane të Shqipërisë,- tha Meta.
Sipas tij LSI-ja do vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në politikën shqiptare dhe se integrimi evropian, veçanërisht marrja e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti, do të jetë prioritet parësor.
Ambasadorja Moro e garantoi Metën për mbështetjen e Francës në këtë proces dhe shprehu vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat prioritare kyçe.