E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta takon deputetin Kamberi: Garantova mbështetjen e plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Presidenti Ilir Meta, në ditët e fundit të Presidencës së tij, po zhvillon një takim zyrtar në Kosovë. Në Prishtinë presidenti është takuar me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, të cilit i ka garantuar mbështetjen e plotë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës time zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi. E urova përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë dhe e garantova për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time. Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane”, shkruan Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›