Zgjedhja e Avokatit të Popullit, ‘Ligjet’ shtyjnë për në shtator procesin

Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për në shtator me nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Për këtë post ishin 20 kandidatura, por Olta Aliaj u tërhoq nga gara pak para se të niste dëgjesa e tyre në Komisionin e Ligjeve.
Mandati i Erinda Ballancës ka mbarur në maj, ndërsa kandidon sërish për një mandat të dytë 5-vjeçar si Avokate e Popullit.
Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit. Kandidatët pyeten në seanca dëgjimore nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas përpilohet një listë emrash që plotësojnë kriteret që i kalon Kuvendit.
Për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli duhet fillimisht mbështetja e të paktën 28 deputetëve dhe në fund duhet të votohet me 84 vota në Kuvend.
Kandidatë për Avokatin e Popullit
- Ahmet Premçi
- Altin Goxhaj
- Besim Ndregjoni
- Bledar Dervishaj
- Boriana Nikolla
- Brikena Kasmi
- Dorian Gjomarkaj
- Drita Avdyli
- Endri Papajorgji
- Ermir Kapedani
- Erinda Ballanca
- Evis Fico
- Ilirjan Rusmali
- Jordan Daci
- Jorida Rustemi
- Laureta Roshi
- Ledio Braho
- Lefterije Luzi
- Sali Shehu
/rtsh.al/