E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon kongresmenët Engel e Delahunt

Në vazhdim të vizitës së tij në Washington , Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta u prit në një takim të veçantë me kongresmenin dhe kryetarin e grupit pro-shqiptar në Kongresin Amerikan Eliot Engel. Gjate këtij takimi kongresmeni Engel ka vlerësuar reformat e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian duke theksuar se Shqipëria është e sigurtë në rrugën e saj drejt integrimit.
Gjithashtu kongresmeni Engel dhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Meta u ndalën në çështje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në kuadër të sigurisë ndërkombëtare, në rolin e Shqipërisë në rajon si dhe në proçesin e njohjes së Kosovës.
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Meta gjithashtu zhvilloi edhe një takim me kongresmenin dhe kryetarin për Europën në komisionin për marrëdhëniet me jashtë Bill Delahunt. Në takim është diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe rolin e saj në OSBE. Kongresmeni Delahunt ka deklaruar se SHBA-ja mbështet integrimin e Shqipërisë duke theksuar se vendi ynë ka një të ardhme të sigurtë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›