E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Komisioni hetimor thellon më tepër krizën

Pas një orë e gjysmëm diskutimesh në mbledhjen e grupit parlamentar Partia Socialiste doli me një qëndrim zyrtar duke mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet nga Kuvendi. Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Vasilika Hysi duke paraqitur qëndrimin e Partisë Socialiste theksoi se ky komision hetimor nuk zgjidh krizën por e thellon më tej atë.
Sipas saj në seancën e së premtes Kuvendi vodhi nismën e PS-së dhe me forcën e kartonave ushtori dhunë ndaj deputetëve socialistë.
Sipas saj, nismat e PS ishin në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.
"Opozita i ofroi maxhorancës mundësinë për të mbyllur kapitulllin për zgjedhjet e manipuluara por që u shnëdrrua në kapjen e parlamentit nga fenomeni i Ruzhdies" theksoi Hysi.
Ndërkohë Hysi theksoi se PS-ja nuk do të bëjë asnjë hap prapa në përpjekjet e saj për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme dhe do të vazhdojë të mbrojë kauzën e popullit opozitar për transparencën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›