E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon nesër ambasadorin Sequi në Kryesinë e Kuvendit

TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pritet të zhvillojë një takim me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, përpara fillimit të seancës plenare.

Takimi Meta-Sequi është parashikuar të zhvillohet në orën 09:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Ky është takimi i parë mes Metës dhe ambasadorit Sequi, që kur lideri i LSI-së u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›